news

Rekord historik në Tiranë! Çmimi mesatar i apartamenteve arrin në 2,141 euro/m², mbi 3K € në Bllok

Tregu imo­bil­iar në krye­qytet ka shënuar një tjetër kulm gjatë tremu­jorit të parë të vitit 2026.

Çmimet janë dyfishuar kra­ha­suar me shtatë vite më parë.Të dhë­nat zyrtare deri në mua­jin mars 2026 pasqy­ro­jnë një rrit­je të ndjeshme të kuo­tave të shit­jes, ku mbi­zotëro­jnë krye­sisht aparta­mentet e rishi­tu­ra.

Çmi­mi mesa­tar ka arrit­ur në 2,141 euro për metër katror, ndër­sa çmi­mi medi­an llog­a­ritet në 2,046 euro për metër katror. Kra­ha­suar me tremu­jorin e parë të vitit 2019, kur çmi­mi mesa­tar ishte 964 euro/m², vlera është rrit­ur me 122% duke u bërë dy herë më e lartë.

Ndërko­hë, në kra­hasim me vitin 2005, çmimet janë tre­fishuar duke shënuar një rrit­je prej 222%.Sa kush­ton metri katror sipas zon­ave në Tiranë? Shtren­j­ti­mi i pron­ave ka përf­shirë çdo cep të krye­qytetit, me rrit­je që llog­a­riten rreth 90% kra­ha­suar me katër vite më parë. Në zonën e Bllokut, çmi­mi mesa­tar i shit­jes ka prekur kuotën e 3,003 eurove për metër katror.

Bren­da Unazës së Vogël të Tiranës, blerësit duhet të pagua­jnë mesa­tar­isht 2,431 euro për metër katror. Ndër­sa për aparta­mentet e ven­do­sura jashtë Unazës së Vogël, regjistro­het një çmim mesa­tar prej 2,022 eurosh për metër katror.

Nga anal­iza e peri­ud­hës 2020–2026, tregu ka kalu­ar nëpër faza të ndryshme luhat­jesh dhe hov­esh të for­ta. Çmi­mi real i shit­jes është rrit­ur me 117% nga tremu­jori i parë 2020 deri në tremu­jorin e parë 2026, duke kalu­ar ndjeshëm infla­cionin kumu­la­tiv të së njëjtës peri­ud­hë që llog­a­ritet në 77.3%.

Gjatë tremu­jorit të parë 2026, çmimet mesa­tare reale u rritën me 2.4% dhe ato medi­ane me 4.5% kra­ha­suar me fundin e vitit 2025.

Ekspertët e fushës sqaro­jnë se ndryshimet në çmimet mesa­tare nuk lid­hen domos­dosh­mër­isht vetëm me shtren­j­timin e pron­ave në tërësi, por shpesh ndiko­hen edhe nga luhat­jet e volu­mit të ofer­tës në dis­pozi­cion gjatë peri­ud­have të cak­tu­ara të vitit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading