sport

Sonte ndeshja e madhe e boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Screenshot

Bok­sieri shqip­tar Kris­t­ian Pren­ga sonte do të për­bal­let me bri­tanikun Antho­ny Joshua, në një duel që pritet të jetë ndër ndesh­jet e bok­sit më të mëd­ha të vitit.

Për­ball­ja mes Prengës dhe ish-kam­pi­onit të botës në peshat e rën­da do të zhvil­lo­het në “Jed­dah Super­dome” në të Ara­bisë Sau­dite.

Pro­gra­mi krye­sor i mbrëm­jes së bok­sit pritet të nisë rreth orës 19:00 sipas kohës tonë, ndër­sa dueli krye­sor mes Joshuas dhe Prengës pritet të zhvil­lo­het rreth orës 23:30.

Ish-kam­pi­oni i botës në peshat e rën­da rezul­toi me 113.9 kilo­gramë, ndër­sa Pren­ga ishte më i rëndë në peshore, duke regjistru­ar 118.6 kilo­gramë.

Për Joshuan, kjo është një ndesh­je shumë e rëndë­sishme, pasi rik­the­het në ring pas një peri­ud­he mungese dhe syn­on ta nisë me fitore një kapit­ull të ri në kar­ri­erën e tij.

Bri­taniku kon­sidero­het favorit abso­lut për këtë për­ball­je falë për­vo­jës së mad­he dhe reko­rdeve të tij në boksin pro­fe­sion­ist. Ai ka qenë dy herë kam­pi­on bote në kat­e­gor­inë e peshave të rën­da dhe syn­on të rik­the­het në nivelin më të lartë të këtij sporti.

Në anën tjetër, Kris­t­ian Pren­ga do të ketë sfidën më të mad­he të kar­ri­erës. Bok­sieri shqip­tar do të për­bal­let për herë të parë me një emër të për­masave të Joshuas dhe një rezul­tat poz­i­tiv do të ishte një suk­ses his­torik për të.

Fitue­si i këtij dueli pritet të afro­het edhe më shumë me për­ball­jet e mëd­ha në kat­e­gor­inë e peshave të rën­da, ndër­sa për Joshuan vazh­don të për­flitet një super­du­el me Tyson Fury, nëse arrin të kalo­jë me suk­ses këtë sfidë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading