news

Përplasja Koçeku-Braçe për pronat, akuza e fortë: “Tre breza pa dokumente, askush nuk zgjidhi problemin

Deputet­ja e pavarur Mar­jana Koçeku, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të deputetit social­ist Eri­on Braçe, i cili kishte ngrit­ur më herët pyet­je nëse “Neo­ma­l­sore Agro­tur­izëm”, i lid­hur me Koçekun, dispononte cer­ti­fikatë pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin.

Në një reag­im në rrjetet sociale, Koçeku deklaroi se famil­ja e saj prej tre brezash jeton në atë zonë pa doku­mente pronësie.Më tej ka pyetur me ironi deputetin nëse për këtë sit­u­atë është përgjegjës munge­sa e vull­netit prindërve të saj dhe banorëve të atyre zon­ave apo e vetë  shtetit për të zgjid­hur prob­lematikat e pronësisë.“Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat.

Nëna ime ka ard­hur vajzë aty, është bërë nënë dhe është bërë gjyshe. Ka tre breza aty dhe zero doku­mente. Që nga Ramiz Alia, te Sha­ban Tapia e sot te Erjon Llafia.Pra, më thuaj ti mua: a u ka munguar vull­neti prindërve të mi dhe banorëve të atyre zon­ave, apo i ka munguar vull­neti shtetit? Ma shp­jego ti mua, që e ke në legjis­laturë pothua­jse aq sa unë kam vite jetë“, u shpreh Koçeku.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading