news

Rikthehet koncesioni i markimit të naftës: Pronarë të rinj dhe kosto shtesë për qytetarët

Në një kohë kur qyte­tarët shqip­tarë vazh­do­jnë të për­ballen me disa nga çmimet më të lar­ta të kar­bu­ran­tit në rajon e më gjerë, qev­e­ria ka ndër­mar­rë një hap tjetër që do të rrisë më tej bar­rën fiskale mbi këtë pro­dukt. Përmes një vendi­mi të fun­dit të Këshillit të Min­is­trave, është rik­thy­er me një emër të ri dhe aktorë të tjerë kon­ce­sioni i debat­u­ar i markim­it të naftës.

Me propoz­im të Min­istrit të Finan­cave, Petrit Malaj, qev­e­ria ka mirat­u­ar vendimin që dety­ron të gjitha kom­pan­itë e naftës në vend të shën­jo­jnë çdo litër kar­bu­rant që prod­ho­jnë apo hed­hin në treg. Ky shër­bim do të kry­het si monopol ekskluziv nga shoqëria pub­liko-pri­vate ALB­Trace Co.

Sipas vendim­it të qev­erisë, kom­pan­itë e naftës do të jenë të detyru­ara të pagua­jnë një tar­ifë prej 6.5 eurosh (pa TVSH) për çdo 1 000 litra kar­bu­rant të shën­juar. Kjo kos­to e re do t’u kalo­jë drejt­për­drejt kon­suma­torëve në çmimin e përdit­shëm të naftës në pikat e furnizim­it.

Ven­dos­ja e një tar­ife të detyrueshme në mon­ed­hë të huaj (euro) dhe jo në mon­ed­hën kom­bëtare (lek) përmes një akti ligjor të propozuar nga Min­is­tria e Finan­cave mbetet një nga pikat më absurde të këtij vendi­mi, përveç ndikim­it të tij të drejt­për­drejtë finan­ciar mbi xhep­at e qyte­tarëve.

“Tar­i­fa kom­bëtare e shër­bim­it të shën­jim­it, që do t’i paguhet shoqërisë ‘ALB­Trace CO’, sh.a., nga sub­jek­tet e detyru­ara do të jetë në shumën prej 6.5 euro pa TVSH, për 1 000 litra të shën­juara.” — Nga vendi­mi i Këshillit të Min­is­trave

Struk­tu­ra e pronë­sisë së shoqërisë së re tre­gon se bëhet fjalë për një part­ner­itet pub­liko-pri­vat:

51% të aksion­eve zotëro­hen nga shteti shqip­tar.

49% të aksion­eve zotëro­hen nga kom­pa­nia pri­vate O & S SECURITY AND SOLUTIONS, me seli në Emi­ratet e Bashkuara Arabe.

Kjo kom­pani e fun­dit është në pronësi të për­bashkët të Bankës Qen­drore të Emi­rat­eve dhe gji­gan­tit zvicer­an Sic­pa i njo­hur më parë në Shqipëri si kon­ce­sion­ari i pullave fiskale.

Kryem­i­nistri Edi Rama e ka mbro­j­tur këtë lëviz­je, duke deklaru­ar se shër­bi­mi i ri i shën­jim­it do të ndih­mo­jë në luftën kundër kon­tra­bandës dhe evazion­it fiskal në sek­torin e naftës, duke pre­tend­uar se këtë herë ske­ma do të jetë më efikase se ajo e qev­erisë së kalu­ar.

Megjithatë, përtej deklaratave zyrtare, kjo lëviz­je shi­het gjerë­sisht si një rik­thim i kon­ce­sion­it të mëparshëm nga dera e pasme. Ekspe­ri­ence e kalu­ar tre­goi se marki­mi i mëparshëm i naftës nuk sol­li asnjë për­mirësim të duk­shëm në mbled­hjen e akcizës apo uljen e infor­malitetit, por thjesht çoi fitime mil­iona eurosh te pri­vatët mbi kur­rizin e kon­suma­torëve shqip­tarë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading