news

Pro protestave, eurodeputetja Guarda – Ramës: S’kemi interesa personale, punojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë

Eurode­putet­ja ital­iane Cristi­na Guar­da ka reaguar ndaj deklaratave të kryem­i­nistrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë aku­zoi disa eurode­putetë që kanë mbështe­tur prote­s­tat në Shqipëri se kanë intere­sa dhe agjen­da per­son­ale. Anë­tar­ja e Del­e­ga­cionit të Par­la­men­tit Europi­an për mar­rëd­hëni­et me Shqipërinë ka mohuar këto akuza, duke thek­suar se angazhi­mi i saj lid­het me stan­dard­et europi­ane, mbro­jt­jen e të drej­tave të qyte­tarëve dhe interesin pub­lik.

“Jo Edi Rama, ne nuk kemi intere­sa per­son­ale”, është shpre­hur Guar­da, duke pub­likuar një mesazh drej­tu­ar kryem­i­nistrit shqip­tar.

Në reag­imin e saj, eurode­putet­ja thek­son se pro­ce­si i inte­grim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europi­an duhet të ketë në qendër qyte­tarët dhe jo intere­sat e investi­torëve apo spekulimeve ekonomike.

Guar­da bën të ditur se, në cilës­inë e saj si pjesë e Del­e­ga­cionit të Par­la­men­tit Europi­an për Shqipërinë dhe si poli­tikane e angazhuar për çësht­jet mjedis­ore dhe të drej­tat e qyte­tarëve, ka fir­mo­sur një letër drej­tu­ar Komi­sion­it Europi­an për të ngrit­ur shqetësime mbi disa zhvil­lime në vend.

Sipas saj, disa prak­ti­ka të ndjeku­ra në Shqipëri nuk për­puthen me parimet europi­ane dhe rreziko­jnë të kufi­zo­jnë pjesë­mar­rjen demokratike, mbro­jt­jen e mje­dis­it dhe interesin e komu­niteteve lokale. Ajo shtoi se përmes letrës drej­tu­ar Komi­sion­it Europi­an syn­o­het evi­den­ti­mi i prob­lematikave dhe ndër­ti­mi i një pro­ce­si inte­gri­mi që, sipas saj, të jetë në shër­bim të qyte­tarëve.

Eurode­putet­ja ngri­ti gjithash­tu shqetësime për ligjin shqip­tar 21/2024, të cilin e cilë­son në kundër­sh­tim me legjis­la­cionin europi­an, duke kërkuar ndryshime për të garan­tu­ar për­puthsh­mërinë me stan­dard­et e BE-së.

Sipas Guardës, pro­jek­tet e zhvil­lim­it në zonat e mbro­j­tu­ra, përf­shirë resortet tur­is­tike luk­soze, duhet të vlerë­so­hen në për­puth­je me rreg­ul­lat europi­ane për mbro­jt­jen e mje­dis­it. Ajo thek­soi se shqetësimet nuk lid­hen vetëm me çësht­jet mjedis­ore, por edhe me të drejtën e pronë­sisë, duke argu­men­tu­ar se shumë qyte­tarë shqip­tarë ende për­ballen me pasig­uri për titu­jt e pronës dhe me prob­leme të pazgjid­hu­ra që lid­hen me kthimin dhe kom­pen­simin e pron­ave të kon­fiskuara gjatë regjim­it komu­nist.

“Edi Rama, ja axhen­da jonë, pub­like. Ne puno­jmë për një pro­ces të anë­tarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europi­an që ven­dos në plan të parë të drej­tat e qyte­tarëve shqip­tarë, dhe jo tekat e atyre që investo­jnë, ble­jnë e speku­lo­jnë.

Ajo që po shohim të ndod­hë nuk shkon në drej­timin e së drejtës europi­ane, por përkun­drazi shtyp për­p­jek­jet për pjesë­mar­rje demokratike, për aktiviz­im nga poshtë për mbro­jt­jen e mje­dis­it dhe të mirëqe­nies së të gjithë njerëzve që jeto­jnë sot në Shqipëri, si edhe të atyre që do të jeto­jnë në vitet që do të vijnë.

Për këtë arsye i kemi shkru­ar një letër Komi­sion­it Europi­an, për të nxjer­rë në pah të gjitha pikat prob­lematike dhe për të ndër­tu­ar së bashku një pro­ces anë­tarësi­mi që të jetë në shër­bim të njerëzve, hap pas hapi. Ligji aktu­al shqip­tar, 21/2024 është në kundër­sh­tim me legjis­la­cionin europi­an dhe për ta bërë të pajtueshme duhet të anu­lo­het, vetëm kësh­tu mund të garan­to­het bashkërendi­mi me legjis­la­cionin europi­an dhe pro­jek­tet si resortet luk­soze në zonat e mbro­j­tu­ra nuk mund të jenë as të men­d­uara dhe jo më të propozuara.

Ndërko­hë që vazh­do­jnë të na vijnë njof­time për punime në zonën e Vjosë-Nartës. Për këtë arsye në të Gjelbrit Europi­an i kemi shkru­ar sër­ish Kom­sion­it Europi­an. Por çësht­ja nuk ka të bëjë vetëm me ambi­entin, por ka të bëjë dhe me të drejtën e pronë­sisë. Një nga të drej­tat themelore të garan­tu­ara nga Bashkim­it Europi­an. Shumë shqip­tarë nuk kanë ende titu­jt e pronësie së sig­ur­ta dhe pro­ce­si i kthim­it dhe kom­pen­sim­it të pron­ave të kon­fiskuara gjatë regjim­it komu­nist nuk është real­izuar ende”, shpre­het ajo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading