news

“Vlora Hyseni, ka pranuar dorëzimin”/ Gazetari, Ferhati zbulon detaje: Ajo po shoqërohet tashmë, është rrugës nga pika e kalimit kufitar Vërmicë-Morinë drejt Tiranës ku pritet të bëhet dhe ekzekutimi i masës

Gaze­tari Eni Fer­hati ka folur mbi çësht­jen e ish-drej­tore­shës së Shër­bim­it Infor­ma­tiv të Shtetit, Vlo­ra Hyseni dhe dorëz­imin e saj tek autoritetet shqiptare.

Gaze­tari thek­son se ish-drej­tore­sha është dorëzuar nga pala koso­vare tek autoritetet shqiptare të kufir­it në pikën e kalim­it kufi­tar Vër­micë-Mor­inë.

Sa i për­ket masave të sig­urisë, Fer­hati shp­je­gon se ajo ka një vendim gjyqë­sor në fuqi, konkretisht atë të “arrestit në shtëpi” dhe pezul­lim­in e ushtrim­it të detyrës ose funk­sion­it pub­lik.

“Vlo­ra Hyseni është dorëzuar men­jëherë tek autoritetet shqiptare të kufir­it në pikën e kalim­it kufi­tar Vër­micë-Mor­inë, atje ku dhe ka deklaru­ar se kush është dhe është parë që ka dhe një vendim gjyqë­sor për të në fuqi, atë të arrestit në shtëpi dhe pezul­lim­it të ushtrim­it të një detyre apo funk­sioni pub­lik.

Ajo po shoqëro­het tash­më, është rrugës nga pika e kalim­it kufi­tar Vër­micë-Mor­inë drejt Tiranës ku pritet të bëhet dhe ekzeku­ti­mi i masës”, tha ai.

Më tej, gaze­tari Fer­hati tha se nga fak­ti që ajo u dorëzua bren­da pak orëve tre­gon se nuk bëhet fjalë për një per­son që po i shmanget drejtë­sisë, duke hed­hur poshtë aludimet e ngrit­u­ra.

“Hyseni ka dy mundësi: të paraqitet pranë Drej­torisë Ven­dore të Poli­cisë Tiranë, atje ku do të bëhet dhe ekzeku­ti­mi i masës së sig­urisë nëpër­m­jet agjen­tëve të Byrosë Kom­bëtare të Hetim­it, ose direkt në banesën e saj, atje ku një het­ues i BKH-së do t’i komu­niko­jë vendimin e arrestit në shtëpi.

Mbetet për t’u parë se kush nga dy mundësitë do të eza­u­ro­het nga ana e autoriteteve. Zon­ja Hyseni sipas infor­ma­cion­eve banon diku pranë sta­di­u­mit kom­bë­tar “Air Alba­nia”.

Duket që kjo është një rrethanë lehtë­suese për zon­jën Hyseni. Ka patur disa aludime. Aludimet kanë qenë për kohën kur doli kjo masë sig­urie ndërko­hë që zon­ja Hyseni ndod­hej jashtë, edhe kjo e ka një shp­jegim logjik.

Por deri në këto momente, për sa kohë është dorëzuar, nuk kemi të bëjmë me një njeri që po i shmanget drejtë­sisë le të the­mi, sepse është alud­uar shumë gjatë ditës së sotme nëse do kthe­het apo jo.

Pikër­isht bren­da ditës dhe bren­da pak orëve zon­ja Hyseni i është bindur vendim­it gjyqë­sor dhe ka pran­uar dorëz­imin”, tha gaze­tari Fer­hati.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading