news

“Tërmet” në piramidën e sigurisë kombëtare, SPAK pezullon Vlora Hysenin si drejtoreshë të SHISH dhe vendos për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”, agjentët specialë bastisin vilën e ish-kryepolicit Ilir Proda, ish-drejtuesja e inteligjencës shqiptare vetëdorëzohet në polici

Pirami­da e sig­urisë kom­bë­tar është tron­di­tur dje nga një “tërmet” i fortë ligjor. Shër­bi­mi Infor­ma­tiv Shtetëror (SHISH), insti­tu­cioni krye­sor që sig­uron dhe ruan infor­ma­cionin sekret të Repub­likës, aku­zo­het nga SPAK për “nxjer­rje të sekretit shtetëror” dhe “përkrah­je të autorit të krim­it”. Konkretisht ish-drej­tore­sha e SHISH, Vlo­ra Hyseni dyshohet se me infor­ma­cione sekrete të shtetit ndih­moi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestu­ar në gusht si kreu i një grupi të struk­tu­ru­ar krim­i­nal në afer­ën e Agjen­cisë Kom­bëtare të Shoqërisë së Infor­ma­cionit (AKSHI). Përmes një njof­ti­mi të shpërn­darë dje për medi­at, Prokuro­r­ia e Posaçme (SPAK) kujde­set ta veço­jë se akuza i refer­o­het para­grafit të dytë të nen­it 302, që bën fjalë për dhënien e ndih­mës krim­it të orga­nizuar.

Vlo­ra Hyseni ndod­hej në Baku të Azer­ba­jx­han­it, ku për­faqë­sonte Shqipërinë në foru­min ndërkom­bë­tar për luftën kundër ter­ror­izmit, me pjesë­mar­rjen e 100 shteteve. Sipas axhendës, Hyseni duhej të mbër­rinte në Tiranë më 23 shta­tor, por u kthye mbrëm­jen e djeshme, pasi SPAK njoftoi dy masat e ven­do­sura ndaj saj, edhe atë të pezul­lim­it nga detyra, ndër­sa iu dorëzua autoriteteve. Krye­spi­un­ja Hyseni mbër­ri­ti fil­lim­isht në aero­portin e Prisht­inës në Kosovë dhe më pas u ndalua në pikën kufitare të Vër­micës, në kufi me Kukësin. Një autom­jet civ­il i autoriteteve shqiptare e shoqëroi drejt Tiranës për ekzeku­timin e arrestit shtëpi­ak. Më herët ishte vetë kryem­i­nistri Edi Rama që njoftoi shkarkimin e Hysen­it nga posti i drej­tore­shës së SHISH-it, të cilin e mbante prej vitit 2023. Dos­ja Agasi tron­dit Policinë, SPAK vijon godit­jet

Megjithatë, në atë që duket një het­im për ata që kanë ndih­muar arrat­inë e Ergys Aga­sit, si frak­sion i dos­jes së AKSHI, prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Mak­su­ti, ekzeku­tu­an edhe dy masa të tjera sig­urie, arres­timin e Fatjon Kalluçit, She­fi sek­tori në Policinë shken­core dhe Embro Sule­j­man­it. Ky i fun­dit është kryekamerier në restoran­tin e ndod­hur te vilat qever­itare në Dur­rës, i blerë dhe i admin­istru­ar nga “Agro­tur­izëm Kodra e Kua­jve”. Ai aku­zo­het se për ndih­më të dhënë autorit të krim­it, ndër­sa dyshohet gjithash­tu se ka fshirë kam­er­at e sig­urisë në ambi­ente e restoran­tit, men­jëherë pasi u arrestua Ergys Agasi.

Arsye­ja, ende e pakon­fir­muar, dyshohet për të fshirë gjur­mët e qën­drim­it të Aga­sit shpesh në këtë ambi­ent, i shumë frekuen­tu­ar nga poli­tikanë dhe per­son­azhe të njo­hur. Edhe për drejtuesin në Lab­o­ra­torin Shken­cor të Poli­cisë, Kalluçi, rën­don akuza e nxjer­rjes së të dhë­nave sekrete. Përveç masave të sig­urisë, në orar të njëkohshëm në mëng­jes herët, agjen­të të BKH dhe for­ca poli­cie, u gjen­den në disa ambi­ente për të cilat kishin sig­u­ru­ar urdhra kon­trol­li. For­ca RENEA dhe ato Spe­ciale u panë në Shkozet të Dur­rësit për disa orë. SPAK njoftoi se kon­trol­let janë ushtru­ar në kom­pleksin e vilave në këtë fshat, që nji­het si baza e Vis­it të Pojës, një prej per­son­azheve më të njo­hur të krim­it në Dur­rës. Në kon­troll edhe bane­sa e ish Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë Ilir Pro­da. Ish krye­poli­ci nji­het për mar­rëd­hënien e ngushtë me ish drejtuesin në poli­ci Uljan Shpatarakun, i cili u pran­gos si shofer i Ergys Aga­sit, në opera­cionin e një mua­ji më parë.Mësohet se, provat e sig­u­ru­ara nga tele­fonat e Aga­sit dhe Shpatarakut i kanë shër­by­er Prokuror­isë së Posaçme për të zgjeru­ar hetimet dhe për të kon­klud­uar në opera­cionin e sotëm. Ish kreu i bluve men­jëherë pas kon­trol­lit të banesës së tij u thirr për t’u mar­rë në pyet­je në Prokurori të Posaçme, nga ku doli duk­shëm i shqetë­suar dhe duke pirë cig­a­re.

Njof­ti­mi i SPAK

“Prokuro­r­ia e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar po kry­hen het­ime në kuadër të pro­cedim­it penal nr. 20/1 të vitit 2025. Pas kërkesës së Prokuror­isë së Posaçme, Gjyka­ta e Posaçme e Shkallës së Parë për Kor­rup­sion­it dhe Krim­in e Orga­nizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka cak­tu­ar këto masa sig­uri­mi:

·         “Arrest në shtëpi” dhe “Pezul­lim i ushtrim­it të një detyre a shër­bi­mi pub­lik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Pro­ce­durës Penale, ndaj shte­tases V. H., me detyrë Drej­tor i Shër­bim­it Infor­ma­tiv Shtetëror (SHISH), si per­son nën het­im për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

·         “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Pro­ce­durës Penale për shte­tasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sek­tori” në Insti­tutin të Poli­cisë Shken­core, si per­son nën het­im për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Pro­ce­durës Penale për shte­tasin E.S., punon­jës i shoqërisë “Agro­tur­izëm Kodra e Kua­jve”, si per­son nën het­im për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Këto vendime i janë dër­guar Poli­cisë së Shtetit e cila ka ekzeku­tu­ar dy prej tyre. Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjyka­ta e Posaçme e Shkallës së Parë për Kor­rup­sion­it dhe Krim­in e Orga­nizuar, ka lejuar kon­trol­lin e banesës dhe kon­trol­lin per­son­al të shte­t­a­sit I.P., ish funk­sion­ar i lartë i Poli­cisë së Shtetit. Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjyka­ta e Posaçme e Shkallës së Parë për Kor­rup­sion­in dhe Krim­in e Orga­nizuar ka lejuar kon­trol­lin e kom­plek­sit të vilave që ndod­hen në adresën; kryqëz­i­mi i rrugës “Dur­rësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Dur­rës. Prokuro­r­ia e Posaçme falën­deron Policinë e Shtetit për mbështet­jen në ekzeku­timin e këtyre vendimeve. Sqarim: Çdo per­son prezu­mo­het i pafa­jshëm deri sa nuk vërte­to­het fajësia e tij me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë”, njoftoi dje Prokuro­r­ia e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (SPAK).

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading