news

Itali/ Grabitet apartamenti i kardinalit shqiptar Ernest Simoni në Firence, hajdutët i vjedhin lejen e qëndrimit dhe sende me vlerë 30 mijë euro!

Një gra­bit­je e paza­kon­të ka ndod­hur në një prej zon­ave më të frekuen­tu­ara dhe të mbikëqyru­ra të Firences, në aparta­mentin e Curias në Piaz­za Duo­mo, ku jeton kar­di­nali shqip­tar Ernest Simoni, 97 vjeç, së bashku me nipin e tij.Autorët e gra­bit­jes kishin mbër­rit­ur të pajisur me mjetet e nevo­jshme për të çarë murin dhe për të hapur derën e blind­uar të banesës dhe për t’u arratisur me një shumë të kon­siderueshme parash dhe sendesh me vlerë.

Sipas medi­ave ital­iane, dëmi dhe vjed­h­ja kapin vlerën e rreth 30 mijë eurove. Në mesin e sendeve të mar­ra kishte para cash, objek­te ari, disa bizhuteri, medal­je dhe një vulë ari.Në momentin kur ndod­hi gra­bit­ja, kar­di­nali Simoni nuk ndod­hej në Firence. Ai është aktu­al­isht në Londër, ku ka zhvil­lu­ar një takim me mbretin Charles.

Sipas medi­ave ital­iane, as nipi i tij, Tonin, dhe as bashkëshort­ja e tij nuk ishin në banesë. Ata ishin larguar rreth orës 13:00 dhe u kthyen rreth orës 23:00, kur zbu­lu­an se shtëpia ishte gra­bitur.

Kur u kthyen në banesë, famil­jarët gjetën një pjesë të murit të dëm­tu­ar rëndë. Haj­dutët kishin për­dorur dy daltë, të cilat më pas i kishin lënë në shkallët e pal­latit. Ata kishin arrit­ur të hap­nin derën e blind­uar dhe më pas kishin kon­trol­lu­ar dol­lapët, val­ix­het dhe kasafor­t­at, duke lënë banesën tërë­sisht rrëmujë.Pavarësisht kohës që duket se është dashur për të çarë murin dhe për të hapur derën e blind­uar, askush nuk kishte vënë re asgjë. As fqin­ji në katin poshtë nuk kishte dëgjuar apo kon­stat­u­ar diç­ka të dyshimtë.

“Jemi të tron­di­tur nga ajo që ka ndod­hur. Ndi­heshim të sig­urt. Mund të pris­nim gjithç­ka, përveç fak­tit që haj­dutët të arrinin të bënin një shkatër­rim të tillë në Piaz­za Duo­mo, ndosh­ta edhe në mes të ditës. Ajo që ka ndod­hur është një turp për qytetin”, tha Tonin Simoni.

Kara­binierët ndërhynë men­jëherë pas denoncim­it, ndër­sa ekspertët krim­i­nal­is­tikë kryen këqyr­jen e banesës në kërkim të gjur­mëve që mund të çojnë te autorët.

Zona e Piaz­za Duo­mo është e pajisur me disa kam­era sig­urie dhe het­ue­sit kanë nisur të anal­i­zo­jnë pam­jet e regjistru­ara.

“Piaz­za Duo­mo është zona më e mbikëqyrur e Firences. Është e pabesueshme që kanë arrit­ur të bëjnë diç­ka të tillë pikër­isht këtu”, u shpreh nipi i kar­di­nalit. “S’kemi fje­tur. Kalu­am natën duke sis­te­muar gjithç­ka dhe më pas qën­dro­va në një kar­rige, pasi dera nuk mund të mbyllej”, tre­goi ai.Sipas tij, gra­bit­ja mund të mos ketë qenë rastë­sore. “Me sig­uri, kush e ka bërë një gjë të tillë nuk ka godi­tur rastë­sisht. Na kanë mba­j­tur nën vëzhgim dhe e dinin që nuk ishim në shtëpi”, tha Tonin.

Mes sendeve të vjed­hu­ra ka edhe objek­te me vlerë të vogël, përf­shirë një kabl­lo të vjetër të një PlayStation‑i, që i përk­iste peri­ud­hës kur fëmi­jët e Toninit ishin të veg­jël.

Por një prej sendeve që ka ngrit­ur më shumë pikëpyet­je është kar­ta e qën­drim­it të kar­di­nalit Ernest Simoni, e cila mba­hej në një sir­tar.

“Vjed­h­ja e këtij doku­men­ti është mjaft e çudit­shme. Përveçse nëse kanë ndër­mend ta fal­si­fiko­jnë”, tha nipi i kar­di­nalit.

Në total, mes par­ave cash dhe sendeve të arit, disa bizhuteri të bashkëshort­es së Toninit, medal­jeve dhe një vule ari, vlera e gra­bit­jes llog­a­ritet në rreth 30 mijë euro.

Reag­i­mi i parë i kar­di­nalit Ernest Simoni nuk ishte për paratë apo sendet me vlerë, por për statu­jat fetare që mba­hen në dhomën e tij, e cila i ngjan një kapelë të vogël.

“Pyet­ja e tij e parë ishte nëse haj­dutët kishin dëm­tu­ar statu­jat fetare që ruhen në dhomën e tij. Më pyeti: ‘Statu­jën e Zon­jës së Med­ju­gor­jes e kanë lënë? Po statu­jën e Padre Pios?’”, tre­goi Tonin.

Kur nipi e sig­uroi se të gjitha statu­jat ishin në vend dhe nuk ishin dëm­tu­ar, kar­di­nali u përgjigj: “Atëherë, s’ka ndon­jë prob­lem të madh.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading