news

Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty’/ SPAK zbardh të tjera mesazhe romantike mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, ja si ish- shefja e SHISH-it paralajmëronte biznesmenin: Përdor atë numrin tjetër sonte!

Deta­je të reja nga dos­ja het­i­more e SPAK hed­hin dritë mbi komu­nikimet mes biz­nes­menit Ergys Agasi dhe ish-drej­tore­shës së SHISH, Vlo­ra Hyseni, si dhe mbi mënyrën se si dyshohet se janë sig­u­ru­ar dhe qarkul­lu­ar mate­ri­ale sen­si­tive nga insti­tu­cionet shtetërore.Sipas mate­ri­aleve të dos­jes, mes palëve janë zhvil­lu­ar komu­nikime të shum­ta përmes aplika­cionit “Sig­nal”, ku pub­liko­hen edhe mesazhe me tone per­son­ale dhe par­ala­jmëruese. Në një prej tyre, Hyseni i shkru­an Aga­sit duke e këshillu­ar të mos për­dorë një numër tjetër tele­foni, pasi dyshohej se mund të ishte në përgjim.

“Shpirt mos e për­dor atë num­rin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, cito­het të ketë shkru­ar ajo.Në vijim të komu­nikimeve, Agasi e pyet nëse ekzis­ton ndon­jë rrezik për per­sona që ai i refer­on si “çunat e mi”, ndër­sa sipas dos­jes, Hyseni i përgjig­jet: “Flej rehat zemër, kre­jt radarët e shtetit i mbyll për ty”, duke nxi­tur dyshime të mëte­jshme për natyrën e rapor­tit mes tyre.

Sipas SPAK, këto komu­nikime janë pjesë e provave që po shqyr­to­hen në kuadër të hetim­it, ndër­sa ish-drej­tore­sha e SHISH pritet të pyetet për to në seancën e rad­hës në orën 12:00. Ndaj saj është cak­tu­ar masa e sig­urisë “arrest në shtëpi”, nën dyshimet për përkrah­je të autorit të krim­it dhe nxjer­rje të sekretit shtetëror ose të shër­bim­it.

Para­lel­isht, në dos­je dalin edhe deta­je të tjera që lid­hen me mënyrën se si Aga­sit dyshohet se i janë vënë në dis­pozi­cion mate­ri­ale sen­si­tive nga struk­tu­rat shtetërore.Sipas rapor­timeve, këto të dhë­na lid­hen me tele­fona të zbërthy­er nga Poli­cia Shken­core. Në dos­je pre­tendo­het se aktet e eksper­tim­it janë dorëzuar tek Agasi nga Fatjon Kallu­ci, përgjegjës sek­tori në Insti­tutin e Poli­cisë Shken­core.

SPAK po het­on rrethanat se si këto mate­ri­ale kanë dalë nga zinx­hiri zyr­tar dhe më pas i janë vënë në dis­pozi­cion biz­nes­menit Agasi, si dhe rolin e per­son­ave të përf­shirë në këtë pro­ces.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading