news

Gazetari hap “kutinë e zezë” të historisë dhe i plas skandalet e Edi Ramës, ja kurthi që i ngriti Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së, si i çoi drejt “gijotinës” së Hagës dhe të fshehtat e pazareve me Vuçiçin kundër shqiptarëve

Gaze­tari i njo­hur, Adri­atik Dosti ka komen­tu­ar vendimin e Gjykatës Spe­ciale në Hagë, e cila dënoi në shkallë të parë me 81 vite burgim ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rex­hep Selim­in dhe Jakup Kras­niqin. Përmes një reag­i­mi denon­cues në rrjetet sociale, Dosti kthen kokën pas dhe hap “kutinë e zezë” të his­torisë, duke hed­hur akuza të for­ta ndaj kryem­i­nistrit Edi Rama dhe disa prej zyr­tarëve të lartë të Par­tisë Socialiste.Në qendër të reagim­it të tij është pre­tendi­mi se Rama ushtroi pre­sion poli­tik mbi deputetë shqip­tarë për të votu­ar kri­jimin e Gjykatës Spe­ciale. Sipas Dos­tit, pikër­isht ajo votë hapi rrugën drejt mekanizmit që sot ka çuar në dën­imin e ish-krerëve të UÇK-së. Gaze­tari rik­then në vëmend­je deklara­ta të vje­tra të Ramës dhe poli­tikanëve të tjerë, duke i për­bal­lur ato me reagimet e tyre të sotme pas vendim­it të Hagës.

Ai ngre gjithash­tu pikëpyet­je të for­ta mbi mar­rëd­hëni­et Rama–Vuçiç dhe mbi atë që i quan “pazare poli­tike” në dëm të intere­save shqiptare. Dosti pre­tendon se sot shumë prej atyre që kërko­jnë bashkim rreth Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së janë të njëjtët që, sipas tij, duhet të japin llog­a­ri për qën­drimet e tyre të dikur­shme. Në reag­imin e tij ai rik­then edhe debatet e ash­pra që shoqëru­an kri­jimin e Gjykatës Spe­ciale në Kosovë.Sipas tij, kujte­sa poli­tike nuk mund të fshi­het dhe deklaratat e atëher­shme duhet të gjyko­hen për­bal­lë paso­jave të sotme. Dosti e mbyll reag­imin me një apel që shqip­tarët të mos har­ro­jnë kush çfarë tha, kush votoi dhe kush kundër­sh­toi kur u morën vendimet që çuan te Haga.

Pos­ti­mi i plotë i gaze­tar­it Adri­atik Dosti

“Në Hagë duhej të gjyko­heshe ti i pari, o Edi Rama… Sepse ishe ti që i binde e ushtrove pre­sion ndaj Thaçit e Veselit për ta votu­ar e pran­uar Gjykatën Spe­ciale. Ndaj Hashim, Kadri, Kras­niqi e Seli­mi… një pjesë të dënim­it të sotëm e keni peshqesh pikër­isht prej “mikut tuaj për kokë”, Edi Rama. Sepse ishe ti që i the pub­lik­isht kryem­i­nistrit të asaj kohe të Kosovës… Ramush Harad­i­naj… gomar e haj­van. Sepse ishe ti që u the pub­lik­isht koso­varëve se kush nuk voton për Thaçin është injo­rant e nuk e do Kosovën.Sepse ishe ti, Vuçiçi e Grenel­li që e rrëzu­at qev­er­inë legjitime Kur­ti. Sepse në Beograd tek Vuçiçi e Daçiçi vajte për viz­itë ti… e në Tiranë krim­inelin serb e prite me tapet të kuq po ti, apo jo? Sepse kon­sul­latën serbe në Shkodër e atë shqiptare në Bujanoc kërkon t’i hapësh ti e kërkushi tjetër… apo jo? Sepse ishe ti, Batoni, Vuçiçi e Macroni që u zutë mat me hartën e Kosovës ndër duar tek­sa bënit plane për ndar­jen e çop­ti­min e ter­ri­toreve të saj. Sepse ishe ti që more për këshill­tar per­son­al poli­tik një spi­un të deklaru­ar të Ser­bisë e një ish-UDB-ist si Baton Hax­hiu… Sepse je ti që në krye të shër­bim­it kom­bë­tar të Shqipërisë ke emëru­ar një “zon­jë të Kosovës” të shkarkuar nga kryem­i­nistri Kur­ti për paaftësi e të akuzuar për bashkëpunim me shër­bimet sekrete serbe.

Sepse ishe ti që kur­rë se dënove pub­lik­isht agre­sion­in serb të Ban­jskës. Sepse je po ti që nuk e dënove pub­lik­isht var­rim­in prej Ser­bisë me cer­e­moni shtetërore të krim­inelit R. Mlladiç… por si bur­ra­cak që je mer­mërite diç­ka nëpër dhëm­bë… Sepse ishe e je po ti që në çdo takim ndërkom­bë­tar pothua­jse hap­tazi ke qenë pro Ser­bisë e kundër Kosovës… kundër Kur­tit e pro Vuçiçit. Sepse je ti e Par­la­men­ti yt që për turpin e botës votu­at kundër geno­cid­it serb në Kosovë. Sepse je ti që si askush tjetër i vaj­ta “për takim” Hashim­it në Hagë. Sepse je pikër­isht ti që i orga­ni­zove demon­stratat pro Thaçit në Tiranë e në Prisht­inë duke vënë në krye të tyre Taon e Ali Ahmetin… me porosi të Grenel­lit. Sepse ishe ti që vajte me urgjencë në Prisht­inë e i fryve në vesh Vjosa Osman­it dhe më pas… e çove për lesh… e së bashku kri­ju­at krizën e sotme poli­tike në Kosovë me porosi e urd­hër të Vuçiçit e Grenel­lit.

Sepse ishe ti po së bashku me Grenell që e shan­tazhu­at e i bëtë pre­sion ish-kryem­i­nistrit Harad­i­naj që të hiqte sank­sionet ekonomike ndaj Ser­bisë. Sepse ishe ti që i mbylle derën në Tiranë… Albin Kur­tit e i the pub­lik­isht se… bashkë s’ke­mi më se për çfarë të bise­do­jmë. Sepse ishe po ti që e brak­tise fjal­im­in e mezo-pres­i­dentes së Kosovës, znj. Osmani, në Par­la­mentin e Shqipërisë. Sepse ishe ti që Mitro­vicën e qua­jte “tokë të asku­jt”… apo jo? Sepse ishe po ti së bashku me Vuçiçin që themelu­at e apliku­at Open Balkan… thikë pas shpine ndaj Kosovës.Sepse je ti, o i pafy­tyrë, që i ke bërë aq shumë dëme Kosovës e pop­ul­lit të saj, aq sa ndosh­ta edhe Haga nuk mjafton për ty… Dhe sot derdh lot krokodili e bën sikur të vjen keq pse u dënu­an “tri­mat e Kosovës e të UÇK-së”, të cilët para Hagës i dënove ti e si vël­lai yt Vuçiçi. Dhe ke sot fytyrë e moral ti, anti­shqip­tari e antikoso­vari i tër­buar, të urosh Kurtin për fitoren e tij e ta fto­hësh atë për viz­itë në Tiranë… pffff­tu rracë e ndyrë bas­tar­di. Zat­en nuk thotë kot pop­ul­li se… një dorë që s’kaf­shohet dot… puthet… këtë po kërkon të bëjë tani me TY… Rama, o Albin… ndaj bëj kujdes. Albin… mos e bëj pis veten e as Kosovën që të do, të beson e të vlerë­son aq shumë… mos e pra­no as “letër-urim­in” e tij e as ftesën e tij… të mir­it me mirësi e të ligut me ligësi… thoshit të parët tanë të mençur, tri­ma e atd­hetarë, o Albin. Është koha më shumë se kur­rë që Koso­va ta shpal­lë Edi Ramën… Non Gra­ta. A.R.D”, shkru­an gaze­tari Adri­atik Dosti.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading