Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Vetëm një ditë pasi ven­dosi uljen e çmim­it të kar­bu­ran­teve, Bor­di i Trans­parencës ka mirat­u­ar një tjetër ndryshim, duke rrit­ur këtë të shtunë, 16 maj, çmimin e naftës në tre­gun shqip­tar.

Sipas vendim­it të ri, një litër naftë do të shitet me 202 lekë, që do të thotë se kon­suma­torët do të pagua­jnë 4 lekë më shumë se sa një ditë më parë.

Vendi­mi hyn në fuqi men­jëherë dhe do të zba­to­het nga të gjitha pikat e treg­tim­it të kar­bu­ran­teve në vend.

Njof­ti­mi:

Bor­di i Trans­parencës në datë 16 Maj 2026, në mbled­hjen e rad­hës ven­dosi:

Çmi­mi i shit­jes me pakicë i nën­pro­duk­tit gazoil i stan­dard­it SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndër­sa i shit­jes me shu­micë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmi­mi i shit­jes me pakicë i nën­pro­duk­tit ben­z­inë e stan­dard­it SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndër­sa i shit­jes me shu­micë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimet e cak­tu­ara nga Bor­di do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 13.00 dhe do të jenë të vlef­shme deri në mbled­hjen e ardhshme të bor­dit ku do të pasqy­ro­hen ndryshimet e çmimeve të shit­jes.

Tërhe­qim vëmend­jen e çdo oper­a­tori të shit­jes me shu­micë dhe pakicë të nën­pro­duk­teve të naftës mbi detyrim­in e zba­tim­it të këtij vendi­mi.

Në rast të shkel­jeve të kon­stat­u­ara nga oper­a­torë të ndryshëm do të ven­doset pezul­li­mi i aktivitetit.
Min

istria e Ekonomisë dhe Ino­va­cionit sëbashku me Min­istrinë e Finan­cave dhe Min­istrinë e Infra­struk­turës dhe Energjisë janë angazhuar të mbro­jnë intere­sat e kon­suma­torëve shqip­tarë dhe rua­jt­jes së parimeve të konkur­rencës së nder­shme në treg.

SQARIM: Refer­u­ar Aktit Nor­ma­tiv nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një sht­esë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Repub­likën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmi­mi i shit­jes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për ben­z­inën është më i lartë se 200 lek/litri, zba­to­het niveli 80% i akcizës. Bazuar në zba­timin e metodologjisë për llog­a­r­it­jen e çmimeve tavan te shit­jes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Nor­ma­tiv nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjed­ho­jë niveli i akcizës do të zba­to­het i plotë, 100%.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading