Trump pret sot nënshkrimin e marrëveshjes me Iranin, Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Pres­i­den­ti i Shteteve të Bashkuara, Don­ald Trump, ka deklaru­ar se një mar­rëvesh­je mes SHBA-së dhe Iran­it për t’i dhënë fund ten­sion­eve në Lind­jen e Mesme mund të nën­shkruhet gjatë ditës së sotme.

Megjithatë, Teherani nuk ka kon­fir­muar afatin kohor të për­men­dur nga kreu i Shtëpisë së Bard­hë, duke folur vetëm për një mar­rëvesh­je të mund­shme “në ditët në vijim”.

Trump tha se nën­shkri­mi i mar­rëvesh­jes do të shënonte edhe hap­jen e men­jëher­shme të Ngushticës së Hor­muz­it për trafikun ndërkom­bë­tar detar, ndër­sa shtoi se Irani nuk syn­on më të zhvil­lo­jë armë bërthamore.

Ndërko­hë, pres­i­den­ti pak­istanez She­hbaz Sharif, ven­di i të cilit po luan rol ndër­m­jetë­sues në nego­ci­a­ta, u shpreh opti­mist se mar­rëvesh­ja mund të final­i­zo­het bren­da 24 orëve dhe të paso­het nga bised­ime teknike gjatë javës së ardhshme.Zhvillimet kanë shkak­tu­ar shqetësim në Izrael.

Sipas medi­ave izraelite, kryem­i­nistri Ben­jamin Netanyahu ka thirrur një mbled­hje urgjente të kabi­netit të sig­urisë, mes rapor­timeve se Uash­ing­toni mund të ketë pran­uar disa nga kërke­sat krye­sore të Teheran­it. Zyr­tarë izraelitë kanë shpre­hur frikën se kushtet e mar­rëvesh­jes mund të ceno­jnë intere­sat e sig­urisë së ven­dit.

Nga ana tjetër, kryem­i­nistri bri­tanik Keir Starmer ka mbështe­tur për­p­jek­jet diplo­matike të Trumpit.

Në një bisedë tele­fonike mes dy lid­erëve, Starmer thek­soi rëndës­inë e arrit­jes së një paqe­je të qën­drueshme dhe riven­dos­jes së lirisë së lun­drim­it në rajon, me qël­lim zbut­jen e paso­jave ekonomike glob­ale të kon­flik­tit.

Pavarë­sisht opti­mizmit të shpre­hur nga Uash­ing­toni, mbetet ende e paqartë nëse mar­rëvesh­ja do të nën­shkruhet sot apo në ditët e ardhshme, ndër­sa vëmend­ja ndërkom­bëtare është përqen­dru­ar te nego­ci­atat.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading