E rëndë në Greqi! Katër burra rrahin 30-vjeçaren, viktima kërkoi ndihmë duke…

Një ngjar­je e rëndë dhune është regjistru­ar në ishullin e Salam­inës në Gre­qi, ku një 30-vjeçare greke është sul­muar dhe rrahur bru­tal­isht nga katër bur­ra me origjinë turke.

Sipas rapor­timeve të medi­ave greke, autorët e dyshuar, të moshave 18, 20, 40 dhe 50 vjeç, e kanë godi­tur gru­an për arsye që ende nuk janë bërë të ditu­ra nga autoritetet.

Dësh­mi­tarët thanë se brit­mat e saj për ndih­më u dëgjuan në të gjithë zonën e portit.Dëgjuam zhur­ma dhe dolëm men­jëherë jashtë. Pamë një grua që vraponte duke bër­ti­tur për ndih­më.

Pak më vonë poli­cia arri­ti dhe ndaloi katër bur­rat”, deklaroi një dësh­mi­tar për medi­at lokale.

Pasi arri­ti të largo­hej nga sul­mue­sit, 30-vjeçar­ja u stre­hua në një kafene aty pranë, ku mori ndih­mën e parë. Në vend­ng­jar­je mbër­ritën for­cat e Rojës Bregdetare, të cilat ndërhynë për ta shpë­tu­ar dhe shoqëru­an katër të dyshuar­it.

E plago­sura u trans­portua më pas në një spi­tal në Athinë. Mjekët bënë të ditur se ajo ka pësuar lëndime të lehta fizike, por ndod­het në gjend­je të rën­d­uar psikologjike pas sul­mit.

Katër të dyshuar­it, të cilët janë banorë të përher­shëm të Salam­inës, u paraqitën pranë Autoritetit Qen­dror Por­tu­al të Pireut për të dhënë deklarimet e tyre.

Më pas ata u lanë të lirë me detyrim­in për t’u paraqi­tur sër­ish më 18 qer­shor, ndër­sa ndaj tyre është ngrit­ur padi për akuzën e lëndim­it të rëndë tru­por.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading