Nxori videon e Lul Berishës dhe “të fortëve” në burg duke festuar, MESAZHET që mbërritën në telefonin e Flamur Vezajt: Na prishe punë…

Video e pub­likuar në fil­lim­it të mua­jit maj nga gaze­tari Fla­mur Vezaj, ku shi­heshin të “kokat e krim­it” duke kon­sumuar alkool, për­dorur tele­fona celu­larë dhe komu­nikuar lir­shëm me per­sona jashtë burgut, ka sjel­lë reag­ime dhe kon­trolle të shum­ta në insti­tu­cionet pen­i­ten­cia­re në vend.

Pam­jet ku mes të tjerëve shi­hej edhe Lul Berisha, ngritën dyshime të for­ta mbi sig­ur­inë dhe priv­i­leg­jet që gëzo­jnë “të fortët” bren­da burgjeve shqiptare.

Pas pub­likim­it të kësaj video, përg­jatë ditëve të fun­dit kon­trol­let janë shtu­ar në disa burgje të ven­dit, ndër­sa pothua­jse çdo ditë po rapor­to­hen nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Burgjeve raste të sekuestrim­it të tele­fon­ave nëpër qelitë e të bur­go­surve.

Gjatë episodit të fun­dit të emi­sion­it “Ma Shqip me Fla­mur Veza­jn”, gaze­tari tre­goi se pas trans­me­tim­it të pam­jeve ka mar­rë dhjetëra mesazhe, përf­shirë edhe nga per­sona që dyshohet se ndod­hen bren­da burgjeve.

Sipas tij, disa prej tyre i janë ankuar se pub­liki­mi i videos u ka “prishur punë”, ndër­sa të tjerë kanë komen­tu­ar me ironi se tash­më u janë rrit­ur edhe çmimet e tele­fon­ave që futen në burgje.

Fla­mur Vezaj: Më thonë që kanë vazh­d­uar kon­trol­let e vazh­dueshme çdo ditë që pas pub­likim­it të kësaj video. Më kanë shkru­ar njerëz pafundë­sisht edhe bren­da burgjeve të cilët më thonë “që na prishe punë”. Më kanë shkru­ar edhe njerëz të cilët na thonë na rrite çmimet për rrit­jen e tele­fon­ave, që janë komente që duket që bëhen nga njerëz që janë bren­da në burgje sepse nga mënyra si të thonë dhe kur nuk iden­ti­fiko­hen, thonë që na ke rrit çmimet. Po ka edhe nga ata që thonë që është thjesht një shoë kon­trol­let që bëjnë dhe vazh­do­jnë siç janë. Si men­don a ka ndikuar kjo video në masat që janë mar­rë?

Elton Qyno: Sig­ur­isht unë men­doj që ka ndikuar, përderisa edhe vetë drej­to­ria e Burgjeve reagoi dhe e pra­noi këtë skan­dal, që këtu ka fil­lu­ar reag­i­mi. Në momentin që është njo­hur me të gjithë përm­ba­jt­jen e videos kanë fil­lu­ar dhe ato ten­ta­ti­vat për të gje­tur tele­fona në shumë burgje të vendeve.

Një pjesë e këtyre per­son­azheve që ju keni shfaqur në video kanë fil­lu­ar të trans­fer­o­hen me qël­lim për të mos i lënë asnjë mundësi për të kapur tele­fona dhe për të kri­juar sit­u­a­ta komoditeti.

Janë kry­er kon­trolle në Dren­ovë, Bradashesh dhe shumë burgje të tjera. Në momentin kur hyn grupi opera­cional i burgjeve ata e shohin nga dritaret sepse janë nga kati tretë dhe kati i katër, ata e kup­to­jmë se për çfarë kanë ard­hur dhe pjesën më të mad­he i hed­hin dhe mos i shëno­het në vua­jt­jen e dos­jes së dënim­it një masë disi­plinore që kur të vijë puna te kërke­sa për lir­im me kush të jenë në rreg­ull.

Për ti shman­gur kësaj i flakën. kësh­tu ka bërë dhe Laert Hax­hiu.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading