Rroftë mememania!” Rama poston pankartat “e preferuara” nga protestat: Më ngjallin keqardhje me fjalimet krra-krra-krra por më argëtojnë

Kryem­i­nistri Edri Rama ka reaguar sër­ish në llog­a­r­inë e tij në rrjetin social “Face­book” në lid­hje me prote­s­tat e zhvil­lu­ara këtë javën e fun­dit në kundër­sh­tim të resor­tit në Zvërnec.

Kësaj here kreu i qev­erisë ka zgjed­hur të pub­liko­jë foto të pankaratve-meme prej protestës, dhe ka shkru­ar se në fakt ato “i pëlqe­jnë”.

“Që të mer­re­mi vesh se mos kri­jo­het bind­ja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky rev­olu­cioni imagji­nar i flamin­gove”, ka shkru­ar ai duke shtu­ar më tej se:

“Aq sa më ngjallin keqard­hje me përzier­je rrop­ull­ish fjalimet krra-krra-krra, aq më argë­ton kreativiteti i memeve, për të cilat sin­qer­isht u për­c­jell përgëz­ime e fal­en­der­ime autorëve”.

Pos­ti­mi i plotë:

RROFTË MEMEMANIA

Që të mer­re­mi vesh se mos kri­jo­het bind­ja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky rev­olu­cioni imagji­nar i flamin­gove

Aq sa më ngjallin keqard­hje me përzier­je rrop­ull­ish fjalimet krra-krra-krra, aq më argë­ton kreativiteti i memeve, për të cilat sin­qer­isht u për­c­jell përgëz­ime e fal­en­der­ime autorëve, ndërko­hë që më vjen keq vërtetë, që disa të prefer­u­ara të tjera nuk i pos­toj këtu dot se janë shumë të nxe­hta dhe kot melazëm na kri­jo­hen keqkup­time të reja, a thua s’na mjafto­jnë këto që kemi për rrez­iqet imagjinare nga një pro­jekt që do trans­for­mo­jë më tej Shqipërinë

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading