Kthesë në skandalin e JPMorgan, ish-punonjësi tërheq padinë për abuzim seksual nga eprorja e tij Lorna Hajdini

Ish-punon­jësi i JPMor­gan, Tsir­a­giou Rana, ka ven­do­sur të tërhe­që pad­inë që kishte ngrit­ur ndaj eprores së tij, Lor­na Haj­di­ni, në një gjykatë të shtetit të Nju Jorkut, ku e aku­zonte për detyrim në akte sek­suale poshtëruese, duke sin­jal­izuar një kthesë të re në çësht­jen që ka bërë bujë.

Sipas doku­menteve gjyqë­sore, Rana syn­on të paraqesë një padi të re dhe më të plotë në një gjykatë fed­erale, duke përf­shirë akuza që nuk ishin përf­shirë më parë, si diskri­m­in­i­mi racor, hak­mar­r­ja dhe shkel­je të të drej­tave për leje famil­jare dhe mjekë­sore.

Avokati i tij i ri, John L. Norins­berg, deklaroi se opin­ioni pub­lik është keqin­for­muar për çësht­jen.

“Pub­likut i është paraqi­tur një ver­sion i shtrem­bëru­ar, i ndër­tu­ar mbi tituj sen­sa­cionalë që nuk pasqy­ro­jnë atë që ka ndod­hur real­isht”, u shpreh ai.

Ekipi i ri ligjor i Ranës, i për­bërë nga pesë avokatë, pre­tendon se ka sig­u­ru­ar pro­va të reja të rëndë­sishme, megjithëse pa dhënë deta­je konkrete.

Ndërko­hë, ata kundër­sh­to­jnë edhe kundër­pad­inë për shpif­je të ngrit­ur nga epror­ja e tij, Lor­na Hai­di­ni, duke argu­men­tu­ar se disa nga deklaratat e Ranës janë opin­ione per­son­ale dhe mbro­hen nga Amen­da­men­ti i Parë i Kushte­tutës amerikane.

Nga ana tjetër, avokat­ja Beni­ta L. Joseph e cilë­soi kundër­pad­inë si një për­p­jek­je për hak­mar­rje ndaj kli­en­tit të saj, duke thek­suar se ai kishte denon­cuar racizëm dhe keq­tra­j­tim në vendin e punës

Ban­ka JPMor­gan ka hed­hur poshtë kat­e­gorik­isht akuzat, ndër­sa nuk ka pasur reag­im të men­jëher­shëm nga për­faqë­sue­sit e Hai­dinit.

Ndryshe nga më parë, padia e re pritet të dorë­zo­het me emrin e plotë të Ranës dhe jo në mënyrë anon­ime, pasi gjyka­ta në Man­hatan rrë­zoi kërkesën e tij për të vijuar si “John Doe”.

Në doku­mente thek­so­het se kali­mi i çësht­jes në gjykatë fed­erale do të shmangë zhvil­lim­in para­lel të pro­ce­seve dhe do të kurse­jë kohë dhe burime për palët. Rana pritet të depoz­i­to­jë pad­inë e re bren­da këtij mua­ji.

Akuzat që tron­ditën opin­ion­in

Në pad­inë fillestare, që tërho­qi vëmend­je të mad­he medi­atike, ai pre­tendonte se ishte vik­timë e një fushate të gjatë pre­sioni sek­su­al dhe nënçmi­mi racor, ndër­sa drejtue­sit e bankës kishin injoru­ar anke­sat e tij.

Sipas tij, epror­ja e kishte kër­cënuar me ulje të bonusit nëse nuk pra­nonte të bëhej “skllavi i saj sek­su­al”.

Çësht­ja mori edhe më shumë vëmend­je pasi avokati i tij i parë u tërhoq nga për­faqësi­mi vetëm pak orë para seancës së parë gjyqë­sore.

Megjithatë, zhvil­limet e fun­dit tre­go­jnë se Rana dhe ekipi i tij ligjor kanë zgjed­hur një strategji të re, duke synuar tash­më një bete­jë ligjore në niv­el fed­er­al.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading