Zbulimi i 7446 bimëve kanabisi në Velipojë, pezullohet shefi i Komisariatit të Shkodrës dhe dy punonjës të tjerë (EMRAT)

Zbu­li­mi i 7446 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis sati­va në fshatin Reç i Ri të Velipo­jës ka sjel­lë masa të men­jëher­shme në rad­hët e Poli­cisë së Shtetit.

Drej­tori i Përgjithshëm, Skën­der Hita, ka pezul­lu­ar nga detyra tre drejtues dhe efek­tivë poli­cie, ndër­sa ka nisur het­im disi­plinor edhe për dy punon­jës të tjerë.

Poli­cia e Shtetit­Gjithash­tu, nisi het­i­mi disi­plinor për dy punon­jës të tjerë, pjesë e grupit të kon­trol­lit të territorit.U gjetën të kul­tivuara 7446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sati­va në fshatin Reç i Ri, Njësia Admin­is­tra­tive Velipo­jë.

Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit, Drejtues Mad­hor Skën­der Hita, pezul­loi nga detyra Shefin e Komis­ari­atit të Poli­cisë Shkodër, Shefin e Sta­cionit të Poli­cisë Velipo­jë dhe Ndih­mësspe­cial­istin e Policim­it në Zonë, përgjegjës për ter­ri­torin ku u gjetën bimët.

Pas infor­ma­cionit të mbër­rit­ur në postën elek­tron­ike të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë së Shtetit për kul­tivimin e mijëra bimëve narkotike në fshatin Reç i Ri, Velipo­jë, në një ter­ri­tor të hapur dhe lehtë­sisht të ver­i­fikueshëm në zonë fushore, u orga­nizua men­jëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për iden­ti­fikimin dhe kap­jen e autorëve.

Ndërko­hë, Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit urd­hëroi Drej­tor­inë e Stan­dard­eve Pro­fe­sion­ale të kryente një het­im të thel­lu­ar admin­is­tra­tiv.

Për mangësi të kon­stat­u­ara në mospërm­bush­jen e detyrave, nisi het­i­mi disi­plinor për pesë punon­jës poli­cie, konkretisht për:

Kryekomis­ar B. L., me detyrë Shef i Komis­ari­atit të Poli­cisë Shkodër, për të cilin është ven­do­sur pezul­li­mi disi­plinor nga detyra;Nënkomisar Z. M., me detyrë Shef i Sta­cionit të Poli­cisë Velipo­jë, gjithash­tu i pezul­lu­ar nga detyra;


Inspek­tor S. K., me detyrë Ndih­mësspe­cial­ist i Policim­it në Zonë, përgjegjës për ter­ri­torin ku u gjetën bimët narkotike, i pezul­lu­ar nga detyra.


Më tej, ka nisur het­i­mi disi­plinor, pa pezul­lim nga detyra, për Nënkomis­ar D. N., me detyrë Spe­cial

ist për Het­imin e Krimeve në Sta­cionin e Poli­cisë Velipo­jë, dhe për Inspek­tor E. I., me detyrë Ndih­mësspe­cial­ist i Policim­it në Zonë në Sta­cionin e Poli­cisë Velipo­jë, të dy pjesë e grupit të kon­trol­lit të ter­ri­torit.

Lufta kundër kul­tivim­it të bimëve narkotike dhe çdo forme paligjsh­mërie mbetet pri­or­itet i Poli­cisë së Shtetit.

Çdo rast do të tra­j­to­het me ven­dos­mëri mak­si­male dhe pa asnjë kom­pro­mis, si ndaj autorëve të veprave penale, ash­tu edhe ndaj çdo punon­jësi poli­cie që nuk përm­bush detyrimet ligjore ose abu­zon me detyrën.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading