E rëndë/ 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi, drejtuesi i ri i cili nuk posedonte leje drejtimi…

Një trag­je­di e rëndë ka tron­di­tur komu­nitetin lokal të Kas­to­rias, pas një aksi­den­ti fatal rru­gor që ndod­hi në orët e para të mëng­je­sit të ditës së sotme rreth orës 03:20, në një rrugë rurale pranë pyl­lit të Mesopotamias.

Sipas medi­ave greke, në autom­jetin bujqë­sor udhë­tonin pesë të rinj, katër prej tyre të mitur dhe një i rrit­ur, të cilët kishin dalë për një shëtit­je të shkurtër në zonë.

Autom­jeti drej­to­hej nga një 17-vjeçar, i cili nuk pose­donte leje drej­ti­mi dhe pas pak ditësh do të fes­tonte ditëlind­jen e tij të 18-të.

Për arsye që ende po het­o­hen, drejtue­si i ri humbi kon­trol­lin e mjetit tek­sa lëvizte në rrugën rurale pranë pyl­lit të Mesopotamias.

Autom­jeti doli nga rru­ga dhe u përm­bys, duke shkak­tu­ar plagos­jen e rëndë të një pasag­jeri 16-vjeçar shqip­tar.

Men­jëherë pas aksi­den­tit në vend­ng­jar­je mbër­ritën for­cat e Poli­cisë dhe një ambu­lancë e shër­bim­it të emergjencës.

I riu shqip­tar u nxor pa shen­ja jete nga autom­jeti i shkatër­ru­ar dhe u trans­portua me urgjencë në Spi­tal­in e Përgjithshëm të Kastorias.Pavarësisht për­p­jek­jeve të mjekëve, ai nuk mun­di të mbi­je­to­jë dhe u kon­stat­ua i vdekur.

Katër per­son­at e tjerë që ndod­heshin në autom­jet kanë pësuar lëndime të lehta, por ndod­hen në gjend­je të rën­d­uar psikologjike pas ngjar­jes.

Poli­cia ka nisur hetimet para­prake për të zbard­hur shkaqet e sak­ta të aksi­den­tit, ndër­sa autoritetet po shqyr­to­jnë të gjitha pis­tat e mund­shme.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading