Zhduket i riu turk në Tiranë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një shte­tase turke ka rapor­tu­ar hum­b­jen e kon­tak­teve me mikun e saj, një 24-vjeçar turk, i cili ka hum­bur çdo lid­hje me famil­jarët dhe miqtë në Tiranë.

Sipas saj, i riu quhet Doğukan dhe rezul­ton i zhdukur që prej ditës së diel. Ajo shpre­het se kanë qenë duke jet­u­ar së bashku në një banesë në rrugën “Demir Zyko” në Tiranë.

Në mesazhin e dër­guar në redaksinë tonë, ajo tre­gon se fil­lim­isht kishte men­d­uar se 24-vjeçari mund të ishte larguar për të takuar dikë, por shqetësi­mi është rrit­ur pasi kanë kalu­ar dy ditë dhe ai nuk është kthy­er në banesë.

Mik­ja e tij thotë se tele­foni i të riut rezul­ton i fikur, ndër­sa në banesë ka lënë pas­aportën. Sipas saj, ai është larguar duke mar­rë me vete vetëm një shumë të vogël parash.

Ajo ka bërë me dije se është paraqi­tur në komis­ari­at për të kallëzuar rastin, por ka hasur vështirësi për shkak të mungesës së një përk­thye­si të cer­ti­fikuar, pasi as ajo dhe as i riu nuk janë shte­tas shqiptarë.“Ju lutem më ndih­moni.

Nuk e di çfarë ka ndod­hur. Kam pyetur nëpër spi­tale dhe ndod­hem në komis­ari­at. Nuk e di si do t’ia them nënës dhe motrës së tij”, shpre­het ajo mes të tjerash në mesazhin drej­tu­ar JOQ Alba­nia.

Sipas dësh­misë së saj, 24-vjeçari kishte shfaqur shen­ja ank­thi ditët e fun­dit, ndër­sa hera e fun­dit që ajo e ka parë ka qenë në banesën ku jetonin së bashku në Tiranë.

Kush­do që mund të ketë infor­ma­cion mbi vend­ndod­hjen e Doğukan Çınar, është i lutur të kon­tak­to­jë men­jëherë me Policinë e Shtetit.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading