Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama: Do të realizohet!

Kryem­i­nistri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaru­ar se pro­jek­ti i disku­tu­ar në Zvërnec do të real­i­zo­het pavarë­sisht kundër­sh­tive dhe protes­tave që kanë vijuar prej më shumë se një jave në vend.

Në një inter­vistë për Al Jazeera, Rama e cilë­soi pro­jek­tin si një mundësi të rëndë­sishme zhvil­li­mi ekonomik për Shqipërinë, duke thek­suar se inves­ti­mi i parashikuar arrin në 4 mil­iardë euro.

“Asnjëherë nuk ka qenë në disku­tim nëse ky pro­jekt do të real­i­zo­het apo jo. Ky është një bekim për vendin.

Një inves­tim prej 4 mil­iardë eurosh në një vend me një prod­him të brend­shëm bru­to prej rreth 27 mil­iardë eurosh flet vetë”, u shpreh kreu i qev­erisë.

Rama hod­hi poshtë gjithash­tu akuzat se qev­e­ria po jep ose po shet prona pub­like në kuadër të këtij pro­jek­ti.

Sipas tij, bëhet fjalë për një mar­rëvesh­je mes palëve pri­vate dhe jo për trans­fer­im të pronës shtetërore.Bëhet fjalë për pronë pri­vate.

Nuk bëhet fjalë për tokë pub­like që qev­e­ria shqiptare po e jep duke e shi­tur vendin. Është një shpre­hje intere­si e bazuar në një mar­rëvesh­je pri­vate mes palëve pri­vate, në të cilën qev­e­ria shqiptare nuk ka asnjë rol”, deklaroi ai.

Deklaratat e kryem­i­nistrit vijnë në një kohë kur pro­jek­ti në Zvërnec ka nxi­tur debate të for­ta pub­like dhe protes­ta nga grupe qyte­tarësh dhe aktivistësh, të cilët kanë shpre­hur shqetësime lid­hur me ndikimin e tij në mjedis dhe në zonat e mbro­j­tu­ra për­reth.

Megjithatë, qev­e­ria mbetet e ven­do­sur për vijimin e inves­tim­it, duke e kon­sideru­ar atë një pro­jekt strategjik me ndikim të rëndë­sishëm në ekonom­inë dhe tur­izmin e ven­dit.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading