“Të gjithë të unifikohen”/ Lapaj thirrje të fortë: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen, përballje me të gjitha mënyrat

Adri­atik Lapaj, kryetar i “Shqipëria Bëhet”, deklaroi se kryem­i­nistri “Edi Rama duhet të dorëhiqet” sepse, sipas tij, “qev­e­ria shqiptare qev­eris keq”.

“Këtu duhet ketë një pikë tani. Pika është Edi Rama duhet të dorëhiqet. Të gjithë duhet të unifiko­hen te kjo. Sepse qev­e­ria shqiptare qev­eris keq.

Është kapur në haj­dutëri. Të gjitha të tjer­at janë pika e shtatë, e 13, e 18… Pika e parë dhe disa vende bosh është dorëhe­q­ja e qev­erisë së Edi Ramës.

Pas­taj, çfarë ndodh në hapin tjetër? Hapi tjetër është që ky vend duhet të mbyl­lë tranzi­cionin.

Unë e shoh këtë si një protestë për të mbyl­lur tranzi­cionin me thënë të drejtën, unë nuk e shoh këtë si një protestë as për betonin dhe as për ujin. Kjo është një protestë thel­lë­sisht poli­tike”, tha Lapaj.

Më tej, Lapaj thek­soi se nëse kreu i qev­erisë nuk largo­het nga posti i tij, duhet për­ball­je me të gjitha mënyrat.

“Momen­ti i dytë, për mendimin tim, është që Shqipërisë i duhet një qev­eri tranz­i­tore kujdestare, me një man­dat 12-mujor.

Pop­ul­li në shesh impono­het që e gjithë klasa poli­tike, tej e tej, të largo­het. Nëse nuk ikën Rama, duhet për­ball­je me të gjitha mjetet me të, me të gjitha mënyrat.

Rru­ga poli­tike është qev­eri tranz­i­tore 12-mujore. E për­bërë nga intelek­tu­alët më të mirë që kemi. Si? T’i zgjed­him zotëri, t’i impono­jmë. E di si u bë në Nepal zgjed­h­ja e përkohshme e qev­erisë?

U la gjashtë muaj në man­dat qev­e­ria e përkohshme derisa u bënë zgjed­hje. U bë përmes një aplika­cioni online. Kryem­i­nistri i përkohshëm tranz­i­tor u zgjodh online”, shtoi Lapaj.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading