35-vjetori i PS në Tiranë, Rama: Në muajin e ditëlindjes sonë nisën protestat, befas krejt bota u zgjua nga ankthi dhe…

Par­tia Social­iste e Shqipërisë fes­ton sot 35-vje­torin e saj që nga theme­li­mi në vitin 1991. Pas fes­timeve në disa prej rretheve krye­sore, fes­timet kul­mo­jnë sot në sheshin për­para sta­di­u­mit “Are­na Kom­bëtare”.

“Të dashur themelues, për­faqë­sues të famil­jes sonë të mad­he poli­tike, të PS. Qël­loi që pikër­isht në mua­jin e krem­tim­it të 35-vje­torit të lind­jes së kësaj famil­je­je për Shqipërinë një masë e mad­he njerëzish të dilte vrull­shëm mbi sipër­faqen e kanaleve të inter­netit dhe një bashkësi për­faqë­sues e saj të mer­rte në zotërim çdo mbrëm­je­je bule­vardin e Tiranës.

Protes­ta nisi me zemërim­in e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për anulim­in e një inves­ti­mi të madh që do ndiko­jë ndjeshëm para­me­trat ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë, duke futur të pak­tën 4 mld euro në një ekono­mi me një volum të përgjithshëm prej 27 mld eurosh, vetëm ky inves­tim është më shumë se 1 nga 7 e prod­him­it të përgjithshëm të ven­dit tonë.

Edhe unë po të isha një qyte­tar, të infor­mo­he­sha nga rrjetet sociale, duke parë gjys­më të vërte­tat të fryra dhe lloj-lloj videosh dhe foto­sh të sajuara për të ushqy­er zemërim­in, pelikanë të ngord­hur, flamin­go në arrati, gradaçela mbi lagunë dhe Sazan, tabela “Kufiri i Izraelit”, do kisha dalë në bule­vard i llahta­rizuar nga ai apokalips.

Befas kre­jt bota u zgjua si në një ank­th dhe u bashkua për të shpë­tu­ar atd­he­un tim të vogël nga një inves­tim shkatër­rues për jetën e gjel­bër”, u shpreh Rama.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading