Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite, historia prekëse e Edi Tushes

Një lajm i trishtë ka prekur mjekës­inë shqiptare, pasi mbrëm­jen e djeshme është ndarë nga jeta mjeku i njo­hur pedi­atër dhe neona­tolog, Edi Tushe.

Dok­tor Tushe ishte një nga fig­u­rat më të respek­tu­ara të mjekë­sisë në vend dhe ndër pio­nierët e shër­bim­it të neona­tologjisë në Shqipëri. Për deka­da me rad­hë, ai qën­droi pranë brezave të tërë të fëmi­jëve dhe prindërve shqip­tarë, duke u kthy­er në një emër të dashur dhe të besuar për kujdesin ndaj të porsalindurve.Pas suk­sesit pro­fe­sion­al dhe kon­tribu­tit të jashtëza­kon­shëm në mjekësi, në jetën e tij per­son­ale fshi­hej edhe një his­tori e dhimb­shme. Në një rrë­fim të dhënë muaj më parë në Top Chan­nel, për­bal­lë gaze­tar­it Edi Manushi, ai tre­goi se nuk kishte mundur të takonte djalin e tij që prej vitit 2003.

“Jam për­p­jekur të lid­hem edhe me njerëz­it e ish bashkëshort­es sime, sepse kam një mar­rëd­hënie të mirë me ta. Nuk është e lehtë ti shpë­tosh një indok­trin­i­mi të cak­tu­ar. Të gjithë ata që ikën andej, (në Kana­da) i kanë pre­rë mar­rëd­hëni­et me Shqipërinë”, është shpre­hur ai.Po ash­tu ai ka treguar se djalit të tij i kishte vënë emrin Idlir dhe se gjatë një vizite në Tiranë kishte parë nga afër dashur­inë që famil­ja kishte për të.

“E pa në Tiranë sesa e don­im ne. Ka edhe një foto nga zyra ime dhe aty pati atë dëshirën e vet për të vazh­d­uar mjeksinë. Nuk di ta shp­je­goj arsyen se pse u shkëput” tha dok­tori i njohur.Edi Tushe, është një prej dok­torëve me të njo­hur neonat në Shqipëri. Nuk ka çift prindëror që nuk ka kalu­ar njëherë nga zyra e dok­tor Edi Tush­es, ndërko­hë që për­bal­let me vështirësi në rrit­jen e fëmi­jëve në mua­jt e parë të jetës.

Për herë të parë, Edi Tushe, në tele­vizion­in Top Chanel për­bal­lë gaze­tar­it Edi Manushi ka rrë­fy­er për jetën e vet, për djalin, që sikurse deklaroi duke u për­lotur në emi­sion, nuk e ka parë prej vitit 2003. Për shumë njerëz ka qenë emo­cionues rrë­fi­mi i mjekut që bën gjithç­ka për fëmi­jët e sapolin­dur të Shqipërisë, por bren­da mirë­sisë dhe dhem­b­shurisë që e karak­ter­i­zon, është e pamundur të ketë kon­takt me djalin e vet.

“Jam për­p­jekur të lid­hem edhe me njerëz­it e ish bashkëshort­es sime, sepse kam një mar­rëd­hënie të mirë me ta. Nuk është e lehtë ti shpë­tosh një indok­trin­i­mi të cak­tu­ar. Të gjithë ata që ikën andej, (në Kana­da) i kanë pre­rë mar­rëd­hëni­et me Shqipërinë”, tha mjeku Edi Tushe në Top Chanel.

Emrin ia ka vënë Idlir dhe thotë se ai e pa në Tiranë dashur­inë që kishte për të birin. “e pa në Tiranë sesa e don­im ne. ka edhe një foto nga zyra ime dhe aty pati atë dëshirën e vet për të vazh­d­uar mjeksinë. Nuk di ta shp­je­goj arsyen se pse u shkëput” tha dok­tori i njo­hur. “Ai është djali im.

Do të ddo­ja ta kisha në krahë dhe të jetë i lum­tur, i arrirë në jetë. Ti ketë real­izuar ëndr­rat e veta. Kjo është e vet­m­ja gjë që dua për të. Unë vetë kam vua­j­tur, dhe vua­jt­jet e bëjnë njeri­un më të butë, më të ëmbël, por ndon­jëherë edhe më të ash­për. Varet si e sheh gjith­se­cili jetën e vet”, tha Tushe, i për­lotur në emi­sion.

Neona­to­logu Edi Tushe është ndër pedi­atrit më të njo­hur në fushën e tij. Por ai ka gjur­mën e vet në theme­lim­in e shër­bim­it neona­tologjik në vend.

Ai ka vazh­d­uar kon­tributin e tij për mjeksinë edhe duke qenë Ped­a­gog e për të mësuar brezat që vijnë. Gjith­monë i impen­juar për të dhënë këshilla për prindërit me fëmi­jë të veg­jël.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading