Humbja e doktor Edit, gazetari i jep lamtumirën mjekut “babaxhan”: Je njeriu i madh që i dedikoj mirërritjen e vajzës sime

Në orët e vona të mbrëm­jes të së hënës, një lajm i kob­shëm tron­di­ti famil­jarët, miqtë, kolegët dhe qin­dra famil­je shqiptare. Mjeku “babax­han”, siç e thër­ris­nin me dashuri shumë prej atyre që e njo­hën, mbyl­li sytë përgjith­monë në moshën 72-vjeçare.

Ndar­ja nga jeta e dok­tor Eduart Tush­es, ose “Doki Edit”, siç e nji­h­nin të gjithë, ka lënë pas një dhim­b­je të mad­he.

Për deka­da me rad­hë ai u kujdes me përkush­tim dhe pro­fe­sion­al­izëm për shën­detin e fëmi­jëve, duke fitu­ar respek­tin dhe mirën­jo­hjen e mijëra prindërve.

Që prej mëng­je­sit të kësaj të marte, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe prekëse për një mik të mrekul­lueshëm, një mjek pro­fe­sion­ist dhe mbi të gjitha një njeri të rral­lë.

Mes reag­imeve të shum­ta është edhe ai i gaze­tar­it Men­tor Kikia, i cili i dha lam­tu­mirën dok­torit.

Për Kik­inë, dok­tor Edi ishte jo vetëm një mjek i shkëlqy­er, por edhe një njeri i madh, që me qetës­inë, përkush­timin dhe human­izmin e tij u bë një pikë refer­i­mi për breza të tërë prindër­ish.

“Ishte jo vetëm një mjek i mrekul­lueshëm, por edhe një njeri i madh(nuk men­doj se një mjek mund të jetë shumë i mirë, pa qenë edhe një njeri shumë i mirë).

Ai, para se të shëronte fëmi­jën, shëronte prindërit që shkonin në derë të tij me “ububu”, edhe për shqetësimin më të vogël të fëmi­jës”, shkru­an Kikia ndër të tjera.Postimi i plotë:

Lam­tu­mirë “kujdestari” i shën­de­tit të fëmi­jëve!

Sot u zgjo­va me një lajm të trishtë. Mjeku Edi Tushe ishte shuar!

Është mjeku të cilit i dedikoj mirër­rit­jen e vajzës së vogël dhe shën­detin e saj.

Ishte jo vetëm një mjek i mrekul­lueshëm, por edhe një njeri i madh(nuk men­doj se një mjek mund të jetë shumë i mirë, pa qenë edhe një njeri shumë i mirë).

Ai, para se të shëronte fëmi­jën, shëronte prindërit që shkonin në derë të tij me “ububu”, edhe për shqetësimin më të vogël të fëmi­jës.

Ai ishte mjeku anti-far­ma­ci, e anti-antibi­otik, edhe për një kol­lë e një tem­per­aturë të lehtë.

Me qetës­inë e tij “olimpike” dhe babax­han­l­lëkun karak­ter­is­tik, ai “shtronte” në poltron­in e kon­trol­lit mjek­sor edhe fëmi­jën më rrebel.

Ai ishte qetë­sue­si i netëve “të gja­ta”, kur i përgjig­jej tele­fonit të nënave me shpre­hjen: “Çfarë ka? Ehë, nuk është shqetë­suese. Kalon, është nor­male. Nesër e shiko­jmë. Qetë­so­hu­ni”.

Sa shumë famil­jeve në Tiranë dhe jo vetëm, do ju mungosh nga sot dok­tor!

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading