“Tërmet” në Policinë e Shtetit, Skënder Hita riorganizon drejtuesit në disa nga qarqet kryesore të vendit (EMRAT E DREJTORËVE TË RINJ)

Një valë e re ndryshimesh ka përf­shirë Policinë e Shtetit, duke sjel­lë rior­ga­niz­ime në disa prej drej­torive ven­dore më të rëndë­sishme të ven­dit.

Krye­poli­ci Skën­der Hita ka fir­mo­sur një sërë emërimesh të reja, në kuadër të një pro­ce­si që vijon prej mua­jsh dhe syn­on ristruk­turim­in e drej­tim­it në nivelet ven­dore të poli­cisë.

Sipas vendimeve të bëra pub­like, ndryshimet prekin drej­toritë në Lezhë, Dur­rës, Vlorë dhe Fier, ku janë cak­tu­ar drejtues të rinj në krye të struk­tu­rave ven­dore.

Në Lezhë është emëru­ar Ermal Muça, ndër­sa në Dur­rës drej­timin e ka mar­rë Ervin Hodaj. Në Vlorë është ven­do­sur Edvin Ndreu, ndër­sa në Fier Eri­on Ahmeti.

Këto lëviz­je vijnë në kuadër të një pro­ce­si të brend­shëm rior­ga­niz­i­mi dhe vlerësi­mi të drejtuesve, i cili syn­on forcimin e efik­a­sitetit dhe rrit­jen e per­for­mancës në struk­tu­rat ven­dore të Poli­cisë së Shtetit.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading