Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm, ‘shuplakë’ Ramës: Shpirti i PS-së s’është në antimitingun…

Arta Dade refu­zon medal­jen dhe ftesën për tubimin e sotëm, ‘shu­plakë’ Ramës: Shpir­ti i PS-së s’është në antimitingun…Ish-deputetja dhe ish-min­istr­ja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e krye­so­cial­is­tit Edi Rama për të mar­rë pjesë në orga­niz­imin që do të mahet sot në sheshin ‘Italia’ për 35-vje­torin e theme­lim­it të PS.

Ajo doli hapur kundër, duke kri­tikuar zhvil­limet bren­da PS-së dhe orga­niz­imin e një “antim­itin­gu”, siç e cilë­son ajo. Dade thek­son se social­istët e vërtetë, sipas saj, nuk gjen­den në aktivitetet e orga­nizuara nga lart, por në sheshin ku prej 13 ditësh po zhvil­lo­het protes­ta e rin­isë për din­jitet dhe të drej­ta sociale.

Ajo shpre­het se Par­tia Social­iste nuk ka qenë his­torik­isht par­ti e kundër-protes­tave të orga­nizuara, por një for­cë poli­tike që ka lin­dur si “avan­gardë e ndryshim­it” dhe ka qenë në bal­lë të zhvil­limeve të rëndë­sishme his­torike në vend.

Në deklaratë, Dade kri­tikon ash­për mënyrën e funk­sionim­it të sotëm të PS-së, duke e cilë­suar sit­u­atën aktuale si një “tjetër­sim” të par­tisë dhe duke e akuzuar për kor­rup­sion, klien­telizëm dhe arro­gancë të pushtetit. Ajo për­mend gjithash­tu se protes­ta e rin­isë nuk është kundër së majtës, por për­faqë­son kërke­sa sociale dhe barazi, duke e cilë­suar atë si një thirrje për rik­thimin e vler­ave të së majtës.

Dade kri­tikon edhe ish-funk­sion­arë të PS-së që, sipas saj, rresh­to­hen në “antim­it­ing”, duke i cilë­suar si të motivuar nga intere­sa per­son­ale dhe jo nga parime poli­tike. Në për­fundim, ajo bën thirrje për një “të majtë të rilin­dur”, me moral, integritet dhe afër qyte­tarëve, duke thek­suar se “ora e rik­thim­it ka troki­tur”.

REAGIMI I DADES
Sot, social­istët e vërtetë, ata që u rritën me ide­alet e drejtë­sisë shoqërore, nuk gjen­den në antim­itin­gun e thirrur “nga lart”. Ata janë aty ku ka qenë gjith­monë shpir­ti i të majtës, në sheshin ku prej 13 ditësh rinia po prote­ston për din­jitet.

Par­tia Social­iste nuk ka qenë kur­rë par­tia e kundër-protes­tave të orga­nizuara me admin­is­tratë dhe pre­sion. Ajo lin­di si avan­gardë e ndryshim­it dhe ka ditur të jetë edhe në vitet më pas, në krye të çdo kthese his­torike të ven­dit. Ai shesh që kërkon të mbushë sot zoti Rama nuk për­faqë­son his­tor­inë e saj, por tjetër­simin e saj.

Ven­di im sot është aty ku kam qenë gjith­monë dhe e di që sot flas në emër të çdo social­isti që nuk e ka shi­tur kujtesën. Social­istët e vërtetë kanë qenë në krye të për­ball­jeve në vitet më të errë­ta të tranzi­cionit, në ’92, në ’94, në vitin tragjik ’97, dhe në atë 21 Janar të përg­jakur që pasoi krim­in shtetëror të Gërdecit. Kemi qenë aty për­bal­lë Sali Berishës dhe regjim­it të tij. Trag­je­di është se ai sis­tem që luftu­am nuk u shkatër­rua.

Ai u betonua nga ai që sot ka zap­tu­ar kre­un e PS-së. Refuz­i­mi im i sotëm është ndaj tij dhe ndaj antim­it­ing­jeve të kor­rup­sion­it e të fasadës, të cilat i përkulen vetëm parasë e pushtetit, dhe har­ro­jnë gjakun e derd­hur në bulevard.Z.Rama po për­piqet ta shesë revoltën e rin­isë si një lëviz­je desta­bi­lizuese, por e vërte­ta është kre­jt ndryshe.

Mbi të gjitha, kjo protestë nuk është kundër së majtës. Përkun­drazi, ajo ka kërke­sa thel­lë­sisht të maj­ta dhe sociale, kërke­sa për barazi, për mundësi, për mbro­jt­jen e atyre që kjo qev­eris­je i ka lënë pas dore.

Ndaj kjo është një revoltë edhe kundër zap­ti­m­it të së majtës. Ajo që ndod­hi me Part­inë Demokratike në vitin ’90, kur Sali Berisha e ktheu atë në pronë pri­vate dhe zap­toi të djathtën, po përsëritet sot simetrik­isht me Part­inë Social­iste. Ky zap­tim duhet të mar­rë fund.

Asnjë for­cë tjetër poli­tike në his­tor­inë mod­erne të Shqipërisë nuk ka bërë më shumë për shtet­formimin dhe pro­gresin sesa Par­tia Social­iste.

Por së fund­mi, në trupin e kësaj par­tie janë rrit­ur tumore të rrezik­shme, kor­rup­sioni galopant, klien­teliz­mi dhe së fund­mi arro­gan­ca e pushtetit abso­lut. Difer­en­ca his­torike e PS-së ka qenë aftësia e saj për vetëko­r­rigjim.

Social­istët e vërtetë janë vetë­pas­tru­ar përmes vull­netit, ide­aleve dhe zërit kri­tik, jo përmes duar­trokit­jeve servile nëpër anti mit­ing­je të rreme.

Në këtë ndar­je të mad­he epokale, është e dhimb­shme dhe zhgën­jyese të shohësh disa ish-për­faqë­sues të Par­tisë Social­iste, njerëz me të cilët kemi ndarë bete­ja të vështi­ra, që sot do rresh­to­hen në atë antim­it­ing.

Të vjen vërtet keq për rënien e tyre morale. Është e trishtueshme të kon­statosh se si këto figu­ra që dikur kishin zë, sot pra­no­jnë të për­doren si dekor, të nxi­tur nga intere­sa të vogla, mesk­ine të çastit.

Nuk për­faqë­so­jnë më asgjë veçse kom­pro­misin e tyre per­son­al me të keqen.

Duke pran­uar të bëhen mburo­jë e kor­rup­sion­it, ata kanë dorëzuar din­jitetin e tyre për­para his­torisë së kësaj par­tie, duke zgjed­hur të jenë në anën e gabuar të sheshit dhe të kohës.

Shqipëria ka sot nevo­jë për një të majtë të rilin­dur mbi ide­alet e saj fillestare. Ka nevo­jë për një shpall­je plat­forme për të rik­thy­er shtëpinë ide­ologjike të së majtës te njerëz­it.

Ka nevo­jë për një orga­ni­za­të poli­tike me moral, me integritet dhe me sytë nga pop­ul­li, jo nga xhep­at.

Ora e këtij rik­thi­mi ka troki­tur!

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading