Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dyshohet si bashkëpunëtor në krim

Medi­at kanë  sig­u­ru­ar foton e kamarier­it 25-vjeçar,  Enea Zyferi, i cili dyshohet se ka ndih­muar Armand Shaka­jn për të fshe­hur trupin e Eglant Koçit.

34-vjeçari Koçi rezul­ton i zhdukur që prej 4 qer­shorit. Poli­cia ka dyshime se ai është vrarë dhe më pas gro­po­sur nga shoku i tij Armand Shakaj.

Ky i fun­dit është shpal­lur në kërkim.Në dësh­minë e tij një ditë më parë, Zyferi deklaroi se nuk di asgjë në lid­hje me rrëm­bimin dhe zhduk­jen e 34-vjeçar­it.

Mad­je në dësh­mi ai tha se pronari i tij Armand Shakaj, i ka kërkuar që të fikë dri­tat pasi do të nxir­rte një frig­orifer të madh. Pikër­isht për grupin het­i­mor ky ka qenë momen­ti që i arrestu­ari dhe i shpal­luri në kërkim kanë nxjer­rë trupin e pajetë të Eglant Koçit.

Megjithatë ende zyr­tar­isht poli­cia nuk e ka kon­fir­muar që 34-vjeçari është vrarë, por ky është një dyshim i fortë pët het­ue­sit. Në lokalin ku dyshohet se është zhdukur i riu, poli­cia nuk ka gje­tur pam­je të kam­er­ave të sig­urisë, pasi men­do­het që të jenë hequr nga Shakaj, për­para se ai të arra­tiset.

Megjithatë janë disa pam­je të tjera, ku duket 41-vjeçari, i cili merr motorin e të zhduku­rit dhe e parkon një një vend tjetër, kjo për të larguar vëmend­jen e poli­cisë. Megjithatë disa pam­je e kanë fil­muar në kthim ku dal­lo­het qartë fytyra e tij.

Burime gjithash­tu bëjnë me dije se nga këqyr­ja e disa kam­er­ave të tjera shiko­het Armand Shakaj duke tërhe­qur diç­ka në duk­je qesë e zezë të cilën e ka futur në mak­inë dhe është larguar. I ndjekur nga qelizat tele­fonikë rezul­ton që ai të ketë udhë­tu­ar në drej­tim të zonës së Dajtit.

Pikërist në këtë zonë mal­ore që kufi­zo­het Tirana me Dibrën dhe Librazhdin janë fiskuar dhe qelizat tele­fonike të autorit të dyshuar. Në këtë zonë po kry­hen kotrolle pasi dyshohet të jetë fshe­hur trupi.

Pista krye­sore është që Eglant Koçi të ketë patur për­plas­je me Armand Shakaj për shkak të shu­mave të mëd­ha te par­ave të për­fi­tu­ara nga krip­tomoned­hat.

Ka dyshime të for­ta qe Koçi të ketë mar­rë një shumë të mad­he parash nga val­u­tat digji­tale. Eglant Koçi është zhdukur mbrëm­jen e 4 qer­shorit, ndër­sa famil­jarët e tij kanë bërë kallëz­im një ditë më pas në poli­ci.

Jo vetëm vendin ku men­do­het të jetë vrarë i riu, por poli­cia ka gje­tur dhe mak­inën e Armand Shaka­jt, mak­inë që dyshohet gjithash­tu se ka tra­por­tu­ar trupin e të riut pasi është rrëm­by­er në lokalin e 41-vjeçar­it.

Për shkak se bren­da mak­inës janë gje­tur njol­la gjaku, të cilat janë dër­guar në lab­o­ra­tor për eksper­tizë, blutë kanë dyshime se i zhdukuri mund të jetë elimin­uar nga shoku i tij Armand Shakaj.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading