SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11 punëtorëve të zhdukur pas shpërthimit në fabrikë

Është bërë i ditur shkaku i vdek­jes së 11 punë­torëve që hum­bën jetën në një shpërthim të një rez­ervuari kimik në një fab­rikë pulpe dhe letre, që ndod­hi më 26 maj në Nip­pon Dynaëave Pack­ag­ing, në Longvieë, shteti i Uash­ing­tonit në SHBA.

Sipas njof­tim­it të autoriteteve, të njëm­bëd­hjetë vik­ti­mat pësuan djegie kimike, ndër­sa disa per­sona u plagosën rëndë.Një rez­ervuar që përm­bante lëng të bard­hë, një përzier­je kimike e për­dorur në pro­cesin e prod­him­it të letrës, u dëm­tua dhe shpërtheu, duke dëm­tu­ar pjesën më të mad­he të objek­tit.

Autoritetet thanë se lën­gu i bard­hë, i cili për­doret për të zbërthy­er drurin, për­bëhet nga hidroksid natri­u­mi, sul­fur natri­u­mi dhe kar­bon­at dinatriumi.Rezervuari prej 900,000 galonësh ishte rreth dy të tre­tat e mbushur në kohën e dëm­tim­it.

Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Coëlitz kreu autop­si në 10 prej vik­ti­mave. Tetë prej tyre vdiqën nga djegi­et kimike alka­line, tha zyra: 35-vjeçari Jared Ammons, 58-vjeçari Nor­man Bar­loë, 52-vjeçari Gilber­to Bernal, 27-vjeçari Bradley Cov­ing­ton, 29-vjeçari Tyler Cov­ing­ton, 26-vjeçari Clin­ton Doran, 51-vjeçari John Fors­berg dhe 54-vjeçari Dale Miller.

Robert Ëil­son, 48 vjeç, vdiq nga djegie kimike kaustike dhe trau­ma nga një mjet i fortë, ndër­sa Bray­don Finkas, 38 vjeç, vdiq nga djegie kimike kaustike dhe “asfik­si për shkak të thith­jes së një objek­ti të huaj”, tha zyra e mjekut ligjor

.Një nga vik­ti­mat, 27-vjeçari Dil­lon Miller, u dër­gua në një spi­tal të Port­landit, ku ndër­roi jetë nga plagët e mar­ra.

Zyra e mjekut ligjor të Qarkut Mult­nom­ah tha se shkaku i vdek­jes së tij u për­cak­tua të ishte djegie kimike kaustike dhe djegie nga sul­fu­ri i natri­u­mit, të cilat ai tha se ishin në për­puth­je me djegie të tjera kimike kaustike. Inci­den­ti tragjik u cilë­sua si aksi­dent.

Mjeku ligjor i Qarkut Coëlitz, Dana Tuck­er, tha se “trag­je­dia e tmerrshme” është një nga më të rëndë­sish­met që komu­niteti ka për­je­t­u­ar që nga shpërthi­mi i malit St. Helens në vitin 1980.

Agjencitë shtetërore dhe fed­erale po het­o­jnë për të për­cak­tu­ar se si ndod­hi inci­den­ti dhe çfarë mund të bëhet për të paran­dalu­ar diç­ka të ngjashme në të ardhmen.

Depar­ta­men­ti i Punës dhe Indus­trisë i Shtetit të Uash­ing­tonit tha se het­i­mi i tij do të kërko­jë gjithash­tu çdo shkel­je të sig­urisë në vendin e punës dhe pritet të zgjasë rreth gjashtë muaj.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading