Banorët rrëzuan gardhin e HEC-it, rikthehet uji në Dardhë të Librazhdit: Kërkojmë të drejtën tonë, të merren masa

Pas ten­sion­eve të së dielës në fshatin Dard­hë të Librazhdit, ku banorët rrëzuan gard­hin rrethues të hidro­cen­tralit të Spatharës, sit­u­a­ta në zonë paraqitet e qetë.

Në ter­ren vijon të jetë e duk­shme pra­nia e for­cave të Poli­cisë së Shtetit, të ven­do­sura për të paran­dalu­ar çdo për­shkallëz­im të mund­shëm të situatës.Menjëherë pas protestës, banorët janë furnizuar me ujë të pijshëm, prej të cilit kishin qenë të privuar për disa muaj.

Ndërko­hë, një pjesë e tyre vijon të qën­dro­jë pranë burim­it, duke deklaru­ar se u detyru­an të ndërhyjnë vetë për shkak të mungesës së zgjatur të furnizim­it me ujë

“Nga nën­tori që e kanë bllokuar, kemi bërë kërkesë në bash­ki, te komu­na, abso­lutisht asgjë. U detyru­am e prishëm vetë. Nuk kishim rrugëzgjid­hje tjetër.”

“Fshati ka ngelur më shumë pa ujë sesa me ujë të pijshëm sepse pronari vuri mur rrethues, kam­era dhe roje.”Gjithashtu, në vend­ng­jar­je shi­het edhe gard­hi me tela i dëm­tu­ar dhe i shem­bur për­tokë pas protestës së banorëve.

Banorët shpre­hen se kanë ngrit­ur vazhdimisht shqetësimin pranë insti­tu­cion­eve përgjegjëse, por pa mar­rë një zgjid­hje konkrete.

“Janë bërë anke­sa, por s’i ka mar­rë njeri parasysh fare. Do të vijmë këtu çdo ditë, do të kërko­jmë të drejtën tonë.”“Edhe ai ujë që vjen është shumë i ndo­tur, i pistë, na kanë futur në pusetë që nuk e pijnë as der­rat.

Duam ujë të pijshëm, siç e kemi pasur.”Sipas një shkrese të Inspek­toratit Kom­bë­tar të Mbro­jt­jes së Ter­ri­torit (IKMT), prob­lemati­ka është kon­stat­u­ar edhe para zhvil­lim­it të protestës.

Më 5 qer­shor, IKMT ka njof­tu­ar Bashk­inë e Librazhdit se kom­pa­nia kon­ce­sion­are “Lucente”, me admin­is­tra­tor Luan Fejzul­lain, që shfry­të­zon burim­in ujor për prod­himin e energjisë, është gjo­bitur me 2 mil­ionë lekë.

Në shkresë thek­so­het se hidro­cen­trali duhet të për­dorë burim­in ujor vetëm pasi të jenë plotë­suar nevo­jat e banorëve, duke i kërkuar pushtetit ven­dor të ndjekë më tej prob­lematikën.

Nga ana e tij, kryetari i Bashk­isë së Librazhdit, Mariglen Disha, deklaron se HEC‑i ka shkelur detyrimet e për­cak­tu­ara në mar­rëvesh­je dhe se do të mer­ren masa sank­sionuese për cen­imin e intere­save të banorëve dhe shkel­jen e mar­rëvesh­jes.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading