Protestat e qytetarëve hyjnë në ditën e 16-të, vjen reagimi nga Amerika

Tek­sa prote­s­tat kundër inves­tim­it 4 mil­iardë dol­larësh në Zvërnec kanë hyrë në ditën e 16-të, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nan­cy Van­Horn për­col­li një mesazh të qartë për klimën e inves­timeve në Shqipëri.

Gjatë prezan­tim­it të mekanizmit për shqyr­timin e inves­timeve të hua­ja, Van­Horn thek­soi se inves­timet që nxisin zhvil­lim­in ekonomik duhet të mirëpriten, por pa cen­uar sig­ur­inë kom­bëtare dhe sek­torët strategjikë. Ajo nën­vi­zoi se investi­torët amerikanë po ndjekin me vëmend­je zhvil­limet në Shqipëri dhe se bes­i­mi në rreg­ul­la të qar­ta, zba­tim të qën­drueshëm të ligjit dhe konkur­rencë të nder­shme mbetet thel­bë­sor për tërhe­q­jen e kap­i­tal­it afat­g­jatë.

“Kur Pres­i­den­ti Trump shpal­li poli­tikën e inves­timeve të Amerikës vitin e kalu­ar, ai thek­soi një parim të thjeshtë: mirëprit­ni inves­timet që for­co­jnë rrit­jen ekonomike duke sig­u­ru­ar që infra­struk­tu­ra kri­tike dhe sek­torët strategjikë të mbeten të sig­urt.

Qas­ja e Shqipërisë për shqyr­timin e inves­timeve është ndër­tu­ar mbi të njëjtin parim. Dhe kjo për­puth­je ka rëndësi. Natyr­isht, mira­ti­mi i një ligji është fil­li­mi, jo fun­di. Zba­ti­mi është ven­di ku këto për­p­jek­je kanë suk­ses ose dësh­to­jnë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazh­do­jnë të mbësht­esin Shqipërinë gjatë këtij pro­ce­si.

Investi­torët po i kush­to­jnë vëmend­je përf­shirë ata amerikanë. Kom­pan­itë amerikane janë këtu, në energji, ndër­tim dhe teknologji dhe shumë të tjera po shiko­jnë të vijnë.

Por investi­torët kanë nevo­jë për bes­im se rreg­ul­lat janë të qar­ta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sek­torët strategjikë janë të mbro­j­tur nga aktorë që nuk lua­jnë sipas të njëj­tave rreg­ul­la si ne.

Shtetet e Bashkuara do të vazh­do­jnë të mbësht­esin Shqipërinë gjatë këtij pro­ce­si. Ne do të vazh­do­jmë të puno­jmë me Min­istren Ibrahi­maj dhe me min­istri e insti­tu­cione të tjera që do ta sjellin këtë kuadër në jetë.

Kur rreg­ul­lat janë të parashikueshme dhe zba­ti­mi është i qën­drueshëm, të gjithë për­fi­to­jnë, dhe ky është mje­disi që tërheq llo­jin e inves­timeve afat­g­ja­ta dhe cilë­sore që Shqipëria meri­ton.”, u shpreh ajo.

Deklara­ta e saj vjen në një moment kur debati për pro­jek­tin në Zvërnec vijon të domi­no­jë opin­ion­in pub­lik, ndër­sa një ditë më parë kryem­i­nistri Edi Rama argu­men­toi se kundër­sh­timet ndaj inves­tim­it po dëm­to­jnë imazhin e ven­dit dhe klimën e biz­ne­sit.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading