Deklaratat e Koçekut për grupin e Bajrave, opozita merr në mbrojtje deputeten! Berisha: Rama njeh vetëm ligjin…

Deklara­ta e deputetes Mar­jana Koçeku kun­drejt grupit krim­i­nal të Bajrave, që la të nënkup­to­hej se ishte kër­cënuar, sol­li reag­imin në bllok të opoz­itës. Kreu i Par­tisë Demokratike, Sali Berisha, deputetë të tij, por edhe për­faqë­sues të partive të vogla e kanë mar­rë në mbro­jt­je Koçekun ndër­sa kryem­i­nistrin Edi Rama e akuzuan se pushtetin e mban prej lid­hjeve me krim­in.

Kryedemokrati Berisha tha se Rama qën­dron pas kër­cën­imeve që Koçeku pre­tendon se ka mar­rë nga grupi Bajri. Berisha thotë se Rama njeh vetëm ligjin e mafies ndër­sa pre­tendon se edhe protestue­sit po kër­cëno­hen për të mos shkuar në man­i­fes­timet para kryeministrisë.“Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme.

Kër­cënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë abso­lutisht të dënueshme. Tre­gon edhe një herë ligjin e mafies. Tre­gon se këtu ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies. Ndaj dhe përsëris thirrjen time: të gjithë, i madh e i vogël, sepse atje ka edhe fëmi­jë, edhe të rinj, shumë bukur, sepse është paqë­sore, është fes­tive, të gjithë në protestë”, tha Berisha.

Deputeti demokrat, Besart Xha­fer­ri i bëri thirrje kryepar­la­men­tar­it Niko Peleshi që të kërko­jë mbro­jt­je për Koçekun, ndër­sa organ­eve ligjz­bat­uese u bëri thirrje që të nisin hetimet.

Dënoj me for­cën më të mad­he kër­cënimet e mar­ra nga famil­ja Koçeku nga gru­pet krim­i­nale të Shko­drës që kemi denon­cuar prej vitesh! Sis­te­mi mafioz poli­tik, elek­toral dhe ekonomik që Edi Rama ka ngrit­ur po ekspo­zo­het me fak­te dita ditës! Kër­cën­imin e deputetes Mar­jana Koçeku nga një grup krim­i­nal në Shkodër për vendimin e saj për të brak­tisur grupin par­la­men­tar të PS, e cilë­soj të papranueshëm.

As nuk ishte men­d­uar që në këtë vend të kër­cëno­hen vajzat dhe gratë në emër të par­tisë dhe qev­erisë nga kri­mi i orga­nizuar. Kur kjo i ndodh një deputete­je femër, a men­doni se kanë më imu­nitet qyte­tarët shqip­tar. I kërkoj Kryetar­it të Kuven­dit Niko Peleshi të kërko­jë mbro­jt­je për deputeten Mar­jana Koçeku dhe organ­eve ligjz­bat­uese të nisin men­jëherë het­imin për këtë kër­cën­im të denon­cuar nga kole­gia Mar­jana Koçeku. E vërte­ta vonon por nuk har­ron”, shkru­an Xhaferri.Të njëjtin qën­drim mba­jti edhe deputeti demokrat i Shko­drës, Bardh Spahia i cili i bëri thirrje Ramës të tërhiqet nga kër­cënimet mafioze.

“Deputeten Koçeku, e kër­cënoi Rama! Ban­dat janë thjeshtë zbat­ues të urdhrave të tij dhe aksion­er krye­sor në pushtetin e inkrim­in­uar. Denonci­mi i deputetes Koçeku po fak­ton atë që në Shkodër më mirë se kudo tjetër, e dinë të gjithë; bashkëpunimin e ngushtë të Edi Ramës me krim­in e orga­nizuar për të gra­bitur votën e qyte­tarëve nëpër­m­jet kër­cën­imeve mafioze, ter­ror­izim­it të qyte­tarëve dhe par­ave të pista të krim­it.

Kur deputet­ja kër­cëno­het, bura­ti­ni në krye të bashk­isë koman­do­het e urd­hëro­het, atëherë pyet­ja që lind natyr­shëm është: në dorë të kujt është Shko­dra e Shqipëria sot?Dhe më e rëndë­sish­m­ja: deri kur do ta lejo­jmë? Duke dënuar me for­cën më të mad­he akte të tilla krim­i­nale ndaj një famil­jare­je por edhe kolege­je deputete, i bëj thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga kër­cënimet mafioze.

Dita e llog­a­rid­hënies po afron! Gjithash­tu i bëj thirrje poli­cisë, prokuror­isë dhe organ­eve të drejtë­sisë të tra­j­to­jnë me urgjencë, seri­ozitet dhe trans­parencë mak­si­male këtë akt të rëndë. PS. Kjo është fytyra e vërtetë e Europës së Edi Ramës”, shkroi Spahia.

Edhe kreu i grupit par­la­men­tar të PL, Tedi Blushi tha kër­cën­i­mi i Koçekut është provë e shkrir­jes njësh të krim­it me pushtetin.

“Kër­cën­i­mi ndaj deputetes Mar­jana Koçeku, pas largim­it të saj nga grupi par­la­men­tar i Par­tisë Social­iste, nuk është thjesht një ngjar­je e rëndë. Është një tjetër provë tron­ditëse e shkrir­jes njësh të krim­it me pushtetin dhe e degradim­it të shtetit në një instru­ment pre­sioni e frikësi­mi.

Nëse një deputete e Kuven­dit deklaron pub­lik­isht se është kër­cënuar, çfarë garan­cie ka për jetën dhe sig­ur­inë qyte­tari i zakon­shëm që gux­on të ngre­jë zërin kundër keqqev­eris­jes së Edi Ramës? Për çfarë ren­di dhe sig­urie pub­like mund të flitet, kur edhe një deputete grua ndi­het e pam­bro­j­tur për­bal­lë mekaniz­mave mafiozë të intimidim­it?

Askush nuk mund të ketë më iluzione për ekzis­tencën e një shteti ligjor nën qev­eris­jen e Edi Ramës. Shqipëria sun­do­het nga një regjim që ka shkrirë intere­sat e pushtetit me ato të krim­it, duke kri­juar një sis­tem mafioz që ndi­het aq i paprek­shëm sa të kër­cëno­jë edhe një deputete, faji i vetëm i së cilës është largi­mi nga grupi par­la­men­tar i Par­tisë Social­iste

“Kallëz­i­mi pub­lik i deputetes Mar­jana Koçeku rrë­zon për­fundimisht pro­pa­gandën e një shteti që pre­tendon se ka fitu­ar bete­jën me krim­in. Kur një për­faqë­suese e kan­did­uar në zgjed­hje, nga par­tia që sot sun­don vendin, denon­con pub­lik­isht kër­cën­ime dhe pre­sione nga struk­tu­ra të krim­it të lid­hu­ra me pushtetin, kemi të bëjmë me dësh­minë se kri­mi është shndër­ru­ar në instru­ment të kon­trol­lit poli­tik dhe shoqëror”, shkroi Blushi.

Shqipëria nuk mund të jetë peng i gru­peve krim­i­nale që kanë depër­tu­ar në insti­tu­cionet e shtetit, që ndiko­jnë vendim­mar­rjen pub­like dhe që, në sytë e qyte­tarëve, kanë mar­rë peng qev­eris­jen e ven­dit. Hes­ht­ja për­bal­lë këtyre denoncimeve do të ishte bashkë­fa­jësi. I bëjmë thirrje SPAK, dhe të gjitha organ­eve ligjz­bat­uese të vepro­jnë për të garan­tu­ar që askush të mos jetë mbi ligjin”, thuhej në një reag­im të Shqipëria Bëhet.

“Denonci­mi pub­lik i deputetes Koçeku është jo vetëm shqetë­sues për kër­cën­imin me pra­pavi­jë poli­tike nga Bajra­jt famëkëqij të famil­jarëve të bartës­es së një pozite të lartë insti­tu­cionale, por edhe tregues i mënyrës së qev­eris­jes në Shqipëri.

Në letra, Shqipëria është repub­likë par­la­mentare ku pushteti buron nga pop­ul­li dhe, me zgjed­hje peri­odike, u dele­go­het për­faqë­suesve të vet. Mirëpo kjo është vetëm cipa for­male, që tan­imë ka pla­sur dhe ka nxjer­rë në pah shëmt­inë e mar­rëd­hënieve poli­tiko-shoqërore paramod­erne.

E vërte­ta është që nën qev­eris­jen e Ramës Shqipëria i ngjan gjith­n­jë e më shumë një monarkie feu­dale, të kon­tek­stu­al­izuar në peri­ud­hën e rrjeteve sociale. Në monark­itë feu­dale, mbreti nuk është gjë tjetër veçse feu­dali më i madh, të cilin feu­dalët e tjerë të shpërn­darë në ter­ri­tor e njo­hin si të parin mes të barabartëve.

Funk­sioni i mbretit në të tillë regjim nuk është edhe aq që të mar­rë vendime të pakundër­shtueshme, por të ndër­m­jetë­so­jë mes feu­dalëve lokalë, të zgjid­hë kon­flik­tet mes tyre dhe të mishëro­jë sim­bo­lik­isht unitetin e një mënyre prod­hi­mi e aku­muli­mi të bazuar te toka bujqë­sore”, shkroi Arlind Qori.

Përmes një pos­ti­mi në rrjetet sociale, Koçeku la të kup­to­hej se ishte kër­cënuar nga fisi i Bajrave, mesazhi ndaj të cilëve ishte me një gjuhë po me tone të for­ta par­ala­jmëruese, duke thënë se nëse i prekin famil­jen do t’i shkatër­ro­jë. Avokati i Bajrave foli për një sulm të pabazë nga deputet­ja.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading