Re të dendura tymi mbulojnë zonën/ Një vatër zjarri përfshin masivin me shkurre, në rrezik Inceneratori i Elbasanit

Rreth orës 12:50 të mes­ditës së sotme, një vatër e mad­he zjar­ri ka përf­shirë masivin me shkurre, fer­ra dhe bimësi të egër përg­jatë zonës së lumit Shkumbin, pranë fushës së grum­bul­lim­it të mbet­jeve në afër­si të Incener­a­torit të Elbasan­it. Flakët janë përha­pur me shpe­jtësi në një sipër­faqe të kon­siderueshme, duke kri­juar shtël­lun­ga të mëd­ha tymi që janë bërë të duk­shme nga dis­tan­ca të largë­ta.

Si paso­jë e dje­gies së bimë­sisë dhe mbet­jeve të ndryshme në zonë, në atmos­ferë janë çliru­ar re të den­dura tymi, të cilat kanë mbu­lu­ar një pjesë të kon­siderueshme të ter­ri­torit për­reth. Banorët e zonës rapor­to­jnë se tymi është përha­pur në disa lag­je të qytetit, duke sjel­lë shqetësime për cilës­inë e ajrit dhe ndikimin në shën­detin e qyte­tarëve, veçanër­isht të fëmi­jëve, të moshuarve dhe per­son­ave me prob­leme res­pi­ra­tore.

Përveç ndot­jes vizuale të kri­juar nga tymi i den­dur, në ajër është përha­pur edhe një erë e rëndë dhe mbytëse, e cila sipas qyte­tarëve ndje­het në një pjesë të mad­he të qytetit të Elbasan­it. Sit­u­a­ta ka rik­thy­er shqetësimet e vazh­dueshme mbi ndot­jen mjedis­ore në këtë zonë, e cila prej vitesh mbetet një nga pikat më prob­lematike për sa i për­ket ndikim­it në mjedis.

Zjar­ri i mes­ditës së sotme vjen vetëm një ditë pas një tjetër episo­di të rëndë ndot­je­je. Pas­diten e djeshme, një zjarr masiv që përf­shiu një biznes në ter­ri­torin e ish-Kom­bi­natit Met­alurgjik të Elbasan­it kri­joi për orë të tëra re të mëd­ha tymi, duke ndo­tur ndjeshëm ajrin në per­iferi të qytetit dhe duke shkak­tu­ar alarm te banorët.

Dy ngjar­je të tilla në harkun e më pak se 24 orëve kanë shtu­ar shqetësimin për gjend­jen e mje­dis­it dhe nivelin e ndot­jes atmos­ferike në qytetin e Elbasan­it.

Banorët kërko­jnë ndërhyr­je të shpe­jtë të insti­tu­cion­eve përgjegjëse për iden­ti­fikimin e shkaqeve të zjar­reve, mon­i­torim­in e cilë­sisë së ajrit dhe mar­rjen e masave për paran­dal­im­in e sit­u­atave të ngjashme në të ardhmen.

Ndërko­hë, autoritetet dhe shër­bimet zjar­rfikëse janë sin­jal­izuar për të bërë për­p­jek­je mak­si­male për izolim­in dhe shuar­jen e flakëve, me qël­lim shmang­ien e përhap­jes së mëte­jshme të zjar­rit dhe min­i­miz­imin e paso­jave në mjedis.

Banorët e zonës së Bradasheshit dhe ata të lag­jes Skën­der­bej të Elbasan­it ‚shpre­so­jnë në nor­mal­iz­imin sa më të shpe­jtë të kushteve të ajrit dhe eli­m­in­imin e rrezikut që paraqet tymi i den­dur.

Zjarr në fshatin Kord­hocë të Gjirokas­trës, flakët rrezikuan dy bane­sa, vihet nën kon­troll nga zjar­rfikësit­Një zjarr është regjistru­ar pas­diten e sotme në fshatin Kord­hocë të Gjirokas­trës, duke përf­shirë një sipër­faqe të kon­siderueshme të një kop­shti dhe duke rrezikuar dy bane­sa pranë zonës së prekur.

Sipas infor­ma­cionit nga Drej­to­ria e Mbro­jt­jes nga Zjar­ri dhe Shpë­ti­mi (MZSH) Gjirokastër, njof­ti­mi për zjar­rin është mar­rë rreth orës 14:55, ndër­sa men­jëherë drejt vend­ng­jar­jes është nisur grupi i shër­bim­it.

Me mbër­rit­jen në ter­ren, efek­tivët kon­stat­u­an se flakët kishin përf­shirë një pjesë të kon­siderueshme të kop­shtit dhe po rrezikonin të përhapeshin drejt dy bane­save.

Falë ndërhyr­jes së shpe­jtë të for­cave zjar­rfikëse, u bë i mundur izoli­mi dhe shuar­ja e zjar­rit, duke shman­gur dëm­timin e bane­save dhe përhap­jen e mëte­jshme të flakëve.

Nga ngjar­ja nuk rapor­to­het për per­sona të lën­d­uar apo dëme të tjera mate­ri­ale.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading