Sezoni turistik/ Nisin inspektimet në terren, kryeinspektori Sula në Shëngjin: Nuk do të ketë tolerime për shkeljet…

Zonat tur­is­tike në Lezhë do të jenë në mon­i­torim të vazh­dueshëm nga inspek­toratet për të garan­tu­ar zba­timin e ligjit në të gjithë sek­torët që ato mbu­lo­jnë.

Kësh­tu u shpreh nga Shëngji­ni Kryein­spek­tori i Përgjithshëm i Inspek­toratit Qen­dror, Dash­nor Sula, gjatë një taki­mi me struk­tu­rat rajonale në Lezhë. Zap­ti­mi i hapësir­ave pub­like, sig­uria në plazhe dhe sig­uria ushqi­more do të jenë në fokus të punës së inspek­to­ri­at­eve, ku nuk do të ketë toler­ime ndaj shkel­jeve, u shpreh Sula.

“Unë do të doja t’i tërhiq­ja vëmend­jen të gjithë inspek­torat­eve rajonale të Lezhës që nuk duhet të tolero­jmë indi­vidë apo sub­jek­te të cak­tu­ara që abu­zo­jnë drejt­për­drejt me ligjin, në kur­riz të intere­save pub­like të qyte­tarëve të Lezhës.

Ka qenë gan­grenë në këtë qark, hapësira pub­like dhe plazhet pub­like për qyte­tarët dhe që sub­jek­te të cak­tu­ara ndosh­ta me pra­pavi­ja të for­ta poli­tike apo ekzeku­tive kanë kri­juar një shqetësim të madh për qyte­tarët sa i për­ket zap­ti­m­it të plazheve pub­like” tha Sula.

Me nis­jen e sezonit tur­is­tik është ngrit­ur një task-for­cë e posaçme për mon­i­torim­in e zon­ave tur­is­tike. Gjatë këtij taki­mi u për­cak­tu­an detyra të qar­ta për çdo inspek­to­ri­at, me qël­lim përm­bush­jen e detyrimeve ligjore dhe garan­timin e një sezoni tur­is­tik të suk­sesshëm.

“Ky është viti i 3‑të i një task force të vec­ca­n­të që përf­shin edhe Bashk­inë e Lezhës dhe insti­tu­cione të tjera, duhet të jenë në mon­i­torim të përdit­shëm të sit­u­atës sa i për­ket zap­ti­m­it të plazheve pub­like.

S’duhet të lejo­jnë që zonat e për­cak­tu­ara për pushim dhe notim duhet të jenë të sig­urtë dhe të mos lejo­het asnjë motor uji apo jet-ski” shtoi ai.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading