Sali Berisha mbetet “non-grata”, ambasada amerikane nuk pranon në festën e pavarësisë Edi Ramën dhe kryedemokratin

Sali Berisha mbetet “non-gra­ta”, ambasa­da amerikane nuk pra­non në fes­tën e pavarë­sisë Edi Ramën dhe kryedemokratin, SHBA thel­lon fto­htës­inë ndaj ortakëve në afera
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë treguar hapur se nuk bëjnë asnjë kom­pro­mis me krerët e poli­tikës shqiptare.

Pavarë­sisht zërave të fun­dit për një pezul­lim të përkohshëm të ndalim­it të hyr­jes në SHBA për arsye të intere­save të lar­ta amerikane, vendi­mi i Depar­ta­men­tit Amerikan të Shtetit (DASH) për shpall­jen e kreut të Par­tisë Demor­katike, Sali Berisha dhe famil­jes së tij “non-gra­ta” mbetet plotë­sisht në fuqi.

Ky realitet i hid­hur për kryedemokratin Berisha u vulos për­fundimisht nga faq­ja zyrtare e DASH, por godit­ja më pub­like dhe demaskuese ndod­hi mbrëm­jen e djeshme në Pal­latin e Kongreseve.Prapaskenat

Ambasa­da Amerikane në Tiranë orga­ni­zoi një prit­je mad­hësh­tore për 250-vje­torin e Pavarë­sisë së SHBA-së, ku munge­sa e Sali Berishës thjesht klithi në sytë e të gjithë opin­ion­it pub­lik. Ky bojkot i qartë dësh­mon se lid­eri i PD-së nuk do të ketë më kur­rë fte­sa apo takime nga zyr­tarë të lartë amerikanë, duke kon­fir­muar se “lir­i­mi” i vizës ishte thjesht një pro­ce­durë teknike dhe jo një fal­je poli­tike. Por skan­dali dhe fto­htësia e Uash­ing­tonit nuk u ndal me aq, duke u shtrirë si një rrebesh i vërtetë edhe mbi kryem­i­nistrin Edi Rama.

Ndër­sa sal­la gumëzhinte nga qin­dra të ftu­ar, përf­shirë zyr­tarë, kabi­netin qever­i­tar dhe për­faqë­sues të partive PS, PD, PR e Par­tia Mundësia, munge­sa e dy lid­erëve krye­sorë të ven­dit kri­joi një sit­u­atë të paprece­den­të. Edhe pse zyr­tar­isht u pre­tend­ua se kryem­i­nistri Edi Rama ndod­hej jashtë ven­dit për takime zyrtare, mesazhi i SHBA-së ishte i pre­rë dhe i qartë si dri­ta e diel­lit. Fak­ti që Ambasa­da Amerikane nuk pra­non në fes­tën e saj më të rëndë­sishme as kryem­i­nistrin Rama dhe as kryedemokratin Berisha, tre­gon se super­fuqia botërore ka ven­do­sur të thel­lo­jë dis­tancimin dhe fto­htës­inë e saj të akullt ndaj atyre që shi­hen si ortakë në afera.

Ky izolim diplo­matik po cilë­so­het si fun­di i epokës së pandëshkuesh­mërisë, ku mesazhi i pre­rë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) lë të kup­to­het se dy shtyl­lat e poli­tikës shqiptare tash­më janë të padëshirueshme për part­ner­in tonë më të madh strategjik. Shqipëria zyrtare u gjend e pre­rë në besë nga ky bojkot i hapur, i cili tre­gon se Uash­ing­toni po për­gatit ske­narë të tjerë për të ardhmen poli­tike të ven­dit, duke u pre­rë për­fundimisht rrugën lid­erëve të korruptuar.Çfarë ka ndod­hur?

Ndërko­hë kuj­to­jmë se Depar­ta­men­ti Amerikan i Shtetit (DASH) reagoi disa ditë më parë për medi­at shqiptare, lid­hur me rapor­timet për sta­tusin e ish-kryem­i­nistrit Sali Berisha, duke sqaru­ar se bëhet fjalë për një për­jash­tim të përkohshëm. “Depar­ta­men­ti i Shtetit ka lëshuar për­jash­time (waivers) për disa për­cak­time sipas nen­it 7031©, të ven­do­sura nga admin­is­tra­ta e mëparshme, pasi dhë­nia e këtyre për­jash­timeve i shër­ben një intere­si kom­bë­tar bindës të Shteteve të Bashkuara.”

Pra, në rastin e ish-kryem­i­nistrit dhe lid­er­it të demokratëve, nuk ka një heq­je të sank­sion­it, njo­hur gjerë­sisht si “non-gra­ta”, por për qël­lime speci­fike është bërë një “fal­je” e përkohshme për Sali Berishën, për të hyrë përko­hë­sisht në Amerikë.Një “waivers” në gjuhën diplo­matike dhe sipas sqarim­it ligjor amerikan, do të thotë se Depar­ta­men­ti Amerikan i Shtetit ka për­dorur autoritetin e tij ligjor për të bërë një për­jash­tim nga kufizimet.

Kjo do të thotë se Sali Berishës i lejo­het vetëm një veprim speci­fik (si për shem­bull udhë­ti­mi për një qël­lim të cak­tu­ar) pa e hum­bur sta­tusin e sank­sionuar “non-gra­ta”. Për këtë ka alud­uar sot dhe aktivist­ja kon­ser­va­tore Evi Kokalari, e cila ka thek­suar se Sali Berishës i është dhënë një “fal­je e përkohshme” nga DASH, e njo­hur në gjuhën diplo­matike si “Waivers”, sepse ai ka kërkuar një vizë shën­de­të­sore, për qël­lime të pan­jo­hu­ra. Në këto kushte, siç thek­so­het edhe në sqarim­in e Depar­ta­men­tit Amerikan të Shtetit, për­cak­ti­mi zyr­tar i vitit 2021 sipas Nen­it 7031© nuk është anu­lu­ar ose fshirë, por përmes “waiv­er” është bërë thjesht një për­jash­tim speci­fik nga paso­jat e atij vendi­mi (non-gra­ta).

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading