Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për të lejuar në Amerikë. Berisha: Dil bëj be që s’ke qenë në Aruba

Sean­ca plenare u shoqërua me ten­sione dhe akuza të ndërsjel­la mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetit social­ist Dami­an Gjiknuri.

Berisha aku­zoi Gjiknurin se ka qenë në Aru­ba. Ai i tha Gjiknu­rit, se nëse nuk ka qenë në Aru­ba, atëherë të dalë para Kuven­dit dhe të zërë be.

Gjiknuri mohoi se ka lid­hje me vepra korrupsioni.Gjiknuri:

“Kjo është shpif­je ordinere për mua se nuk njoh askënd. Akuza nuk ka lid­hje me realitetin. Unë s’e kup­toj pse mbështet protestën, kur protestue­sit protesto­jnë dhe kundër tij.

Pari­mi i tij është që nuk ka rëndësi a është e vërtetë, por kush e thotë i pari. Edhe unë do them çfarë mar­rëvesh­je ka bërë ai për ta lënë që të udhë­to­jë drejt Amerikës, këtë duhet t’i shp­je­go­jë ai demokratëve të tij.”

Nga ana tjetër, Berisha këm­bën­guli në akuzat e tij dhe i kërkoi Gjiknu­rit të beto­hej pub­lik­isht se nuk ka qenë i përf­shirë në çësht­jen që po disku­to­hej.

Berisha: “Dami­an, dil e bëj be këtu që s’ke qenë. Nëse thua se nuk kam qenë, dil beto­hu këtu dhe laju para shqip­tarëve.”

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading