18 ditë protestë qytetare, reagon sërish kryeministri Rama: Rruga për në ferr është e shtruar

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar sër­ish ditën e sotme në lid­hje me protestën kom­bëtare që zhvil­lo­het në Tiranë, tash­më prej 18 ditësh.

Në një pos­tim në rre­jtet sociale, kryem­i­nistri shpre­het se ka sim­pati për këdo që mori pjesë në protestë nga alar­mi i natyrës në rrezik, e po ash­tu, për for­mën estetike që flamin­got po paraqiten.

Megjithatë, sipas kryem­i­nistrit, protestue­sit nuk pra­no­jnë të dëgjo­jnë fak­tet, të disku­to­jnë zgjid­hjet dhe të bashkëren­do­jnë for­cat me insti­tu­cionet dhe me burimet seri­oze të eksper­tizës, për të mbro­j­tur gjithç­ka duhet duke real­izuar pro­jek­tin e duhur. Në këtë mënyrë, sipas tij, “flamin­got po bëhen veg­ël e sor­rave”, refer­u­ar opozitës.Reagimi i plotë i kryem­i­nistrit:

“RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA”, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shpre­hje ka mbi­je­t­u­ar për shekuj.Ajo nuk i zhvlerë­son qël­limet e mira. Përkun­drazi. Qël­limet e mira janë A‑ja e domos­doshme për kre­jt alfa­betin e etikës së angazhim­it pub­lik. Por rru­ga e njerëzim­it na mëson se qël­limet e mira ass­esi nuk mjafto­jnë.

Përkun­drazi. His­to­ria është plot me zhvil­lime të nisura me slo­ganet më fis­nike dhe emo­cionet më të sin­qer­ta, por të për­fun­d­uara në intol­er­ancë, fana­tizëm apo shkatër­rim, si rezul­tat i këput­jes së lid­hjes së per­cep­ti­m­it me realitetin, imagji­natës me fak­tet dhe shqetësim­it me arsyen.

Pran­daj nëse qël­limet e mira nuk i nën­shtro­hen provës së fak­teve, nëse pasioni për ndryshim nuk drej­to­het nga arsye­ja dhe nëse bind­jet e for­ta nuk shoqëro­hen me dëshirën për të dëgjuar, dis­tan­ca mes mbro­jt­jes së një pari­mi, një qël­li­mi apo një kauze dhe shndër­rim­it të tyre në dog­më për­jashtuese bëhet shumë e shkurtër.

Dhe mu kësh­tu, rru­ga për në ferr nuk shtro­het me qël­lime të këqi­ja, por me qël­lime të mira që nuk pra­no­jnë të mat­en me realitetin.Unë kam sim­pati të sin­qertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alar­mi i natyrës në rrezik.

Mad­je kjo for­më estetike e demon­strim­it, me silue­tat e flamin­gove rozë, më gëzon me hijesh­inë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthy­er ngut­shëm në një demon­strim poli­tik të ska­mur në ide, të var­fër në argu­men­ta, të degrad­uar në fjalor dhe të shëm­tu­ar në bul­lizmin e tij rru­gor apo digji­tal ndaj kujt­do që men­don ndryshe.

Por pikër­isht kjo fotografi e bukur, më rik­then tek fjala e urtë e fil­lim­it dhe “rru­ga e fer­rit”. Sepse prob­le­mi nuk janë flamin­got. Qël­li­mi i tyre është i mirë. Prob­le­mi është se flamin­got nuk pra­no­jnë të dëgjo­jnë fak­tet, të disku­to­jnë zgjid­hjet dhe të bashkëren­do­jnë for­cat me insti­tu­cionet dhe me burimet seri­oze të eksper­tizës, për të mbro­j­tur gjithç­ka duhet duke real­izuar pro­jek­tin e duhur.

Kësisoj ata bëhen veg­la e sor­rave dhe kor­bave që i kanë rrethuar. Unë i kam dëgjuar flamin­got dhe i kup­toj ata. E respek­toj pa paragjykim shqetësimin e tyre, pikër­isht sepse ka qenë gjith­n­jë edhe i imi.

Ajo që nuk arrij të kup­toj është pse flamin­got nuk duan të nda­hen nga sor­rat që ushqe­hen me zhur­mën, me shpif­jen, me teoritë kon­spir­a­tive dhe kor­bat që me bul­lizmin e me refuz­imin kat­e­gorik të çdo fak­ti, kërko­jnë të mar­rin peng Shqipërinë?!

Flamin­got nuk e hum­basin bukur­inë e tyre nëse angazho­hen në disku­timin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvil­lim­it të Shqipërisë.

Ndër­sa sor­rat dhe kor­bat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nën­torit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përnd­jek Shqipërinë, por pa shans që të shtro­jnë një rrugë fer­ri me qël­limet e mira të flamin­gove…

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading