Prokuroria godet Kadastrën e Dibrës, zyrtarët dhe noterja tjetërsuan pronat në favor të një familje, lëshohen 14 masa sigurie dhe shpallet në kërkim zv.drejtori

Një opera­cion i gjerë i Prokuror­isë së Dibrës ka tron­di­tur Agjenc­inë Shtetërore të Kadas­trës në Dibër, ku pas një het­i­mi shtatë mujor është zbu­lu­ar një skemë e dyshuar e fal­si­fikim­it të doku­menteve për tjetër­simin e kundërligjshëm të pron­ave.

Në kuadër të opera­cionit të kod­uar “Tjetër­si­mi”, janë lëshuar 14 masa sig­urie ndaj punon­jësve dhe ish-punon­jësve të Kadas­trës, si edhe ndaj per­son­ave që dyshohet se kanë për­fi­tu­ar nga kjo veprim­tari. Dy per­sona janë arrestu­ar, ndër­sa tre të tjerë janë shpal­lur në kërkim.

Mes per­son­ave të kërkuar nga drejtësia është edhe Dan­jel Gju­ra, aktu­al­isht zëvendës­drej­tor i ASHK-së Dibër, ish-drej­tor i këtij insti­tu­cioni dhe ish-kan­di­dat për deputet i Par­tisë Social­iste, ndaj të cilit rën­do­jnë akuzat për mashtrim dhe fal­si­fikim doku­mentesh.

Sipas het­imeve, zyr­tarë aktu­alë dhe ish-zyr­tarë të Kadas­trës, në bashkëpunim me një notere dhe per­sona të tjerë, dyshohet se kanë fal­si­fikuar doku­mente dhe kanë kry­er veprime admin­is­tra­tive të paligjshme për të kalu­ar prona në favor të një famil­je­je për­fituese.

Poli­cia dhe Prokuro­r­ia bëjnë me dije se hetimet vijo­jnë, ndër­sa po puno­het për kap­jen e per­son­ave të shpal­lur në kërkim dhe për iden­ti­fikimin e të tjerëve që mund të jenë përf­shirë në këtë skemë.

Në kuadër të këtij opera­cioni, në zba­tim të vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqë­sor Dibër, u ekzeku­tu­an masat e sig­urisë:

•“Arrest në burg”, për shte­t­a­sit T. D. dhe F. Ç., famil­jarë të njëri-tjetrit, për veprat penale “Mashtri­mi” dhe “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim;

•“Arrest në shtëpi”, për shte­t­a­sit K. Xh., Ish-spe­cial­ist mat­jesh në ter­ren në AshK, Dibër, dhe R. L., me detyrë Përgjegjës i Sek­torit të Legal­iz­imeve në AshK, Dibër, për veprën penale “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim;

•“Detyri­mi për t’u paraqi­tur në Policinë Gjyqë­sore”, për veprën penale “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim, për shte­t­a­sit:

-E. V., me detyrë Har­tograf në AshK, Dibër;

-G. H., me detyrë Përgjegjëse e Sek­torit të Legal­iz­imeve në AShK, Dibër, Ish-juriste e këtij sek­tori;

-V. Gj., me detyrë Juriste në Sek­torin e Shër­bimeve Kadas­trale në AShK, Dibër;

-Xh. H., me detyrë Har­tografe në Sek­torin e Legal­iz­imeve në AShK, Dibër;

-D. D., me detyrë Har­tografe në Sek­torin e Shër­bimeve Kadas­trale në AShK, Dibër;

-F. P., me detyrë Har­tografe në Sek­torin e Shër­bimeve Kadas­trale në AShK, Dibër.

•Gjithash­tu, e njëj­ta masë u ekzeku­tua për shte­tasen E. D. (bashkëshort­ja e shte­t­a­sit T. D.), për veprën penale “Mashtri­mi”, kry­er në bashkëpunim.Më tej, u shpal­lën në kërkim shte­t­a­sit:

-D. Gj., me detyrë Zëvendës­drej­tor i AShK, Dibër, Ish-drej­tor i këtij insti­tu­cioni, për të cilin është cak­tu­ar masa e sig­urisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtri­mi” dhe “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim;

-A. M., me detyrë Notere, për të cilën është cak­tu­ar masa e sig­urisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim;

-N. U. (famil­jar i shte­t­a­sit T. D.), për të cilin është cak­tu­ar masa e sig­urisë “Detyri­mi për t’u paraqi­tur në Policinë Gjyqë­sore”, për veprën penale “Mashtri­mi”, kry­er në bashkëpunim.Njoftimi i plotë:

Dibër/Finalizohet opera­cioni i kod­uar “Tjetër­si­mi”.

Opera­cioni, rezul­tat i një het­i­mi 7‑mujor, për zbard­hjen e një skeme krim­i­nale të fal­si­fikim­it të doku­menteve, me qël­lim tjetër­simin e kundërligjshëm të pasurive të palu­a­jt­shme.

Ekzeku­to­hen 14 masa sig­urie, për punon­jës/ish-punon­jës të Agjen­cisë Shtetërore të Kadas­trës, Dibër, dhe për disa shte­tas, famil­jarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetër­suar pronat.

Shpallen në kërkim 3 shte­tas.

Në vijim të veprimeve pro­ce­du­rale të kry­era në kuadër të një het­i­mi 7‑mujor, me meto­da proak­tive, të ndjekur në koor­dinim me Prokuror­inë e Dibrës, me objek­tiv doku­men­timin e përgjegjë­sisë penale të disa shte­tasve të përf­shirë në mënyrë të orga­nizuar në një skemë për tjetër­simin e kundërligjshëm të pron­ave të palu­a­jt­shme në Dibër, nëpër­m­jet doku­menteve të fal­si­fikuara, nga spe­cial­istët e Sek­torit për Het­imin e Krimeve të Rën­da, në bashkëpunim me shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Dibër, shër­bimet e For­cës së Posaçme “Shqipon­ja” dhe shër­bimet e Drej­torisë Ven­dore të Poli­cisë Tiranë, u final­izua opera­cioni i kod­uar “Tjetër­si­mi”.

Në kuadër të këtij opera­cioni, në zba­tim të vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqë­sor Dibër, u ekzeku­tu­an masat e sig­urisë:

•“Arrest në burg”, për shte­t­a­sit T. D. dhe F. Ç., famil­jarë të njëri-tjetrit, për veprat penale “Mashtri­mi” dhe “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim;

•“Arrest në shtëpi”, për shte­t­a­sit K. Xh., Ish-spe­cial­ist mat­jesh në ter­ren në AshK, Dibër, dhe R. L., me detyrë Përgjegjës i Sek­torit të Legal­iz­imeve në AshK, Dibër, për veprën penale “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim;

•“Detyri­mi për t’u paraqi­tur në Policinë Gjyqë­sore”, për veprën penale “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim, për shte­t­a­sit:

-E. V., me detyrë Har­tograf në AshK, Dibër;

-G. H., me detyrë Përgjegjëse e Sek­torit të Legal­iz­imeve në AShK, Dibër, Ish-juriste e këtij sek­tori;

-V. Gj., me detyrë Juriste në Sek­torin e Shër­bimeve Kadas­trale në AShK, Dibër;

-Xh. H., me detyrë Har­tografe në Sek­torin e Legal­iz­imeve në AShK, Dibër;

-D. D., me detyrë Har­tografe në Sek­torin e Shër­bimeve Kadas­trale në AShK, Dibër;

-F. P., me detyrë Har­tografe në Sek­torin e Shër­bimeve Kadas­trale në AShK, Dibër.

•Gjithash­tu, e njëj­ta masë u ekzeku­tua për shte­tasen E. D. (bashkëshort­ja e shte­t­a­sit T. D.), për veprën penale “Mashtri­mi”, kry­er në bashkëpunim.Më tej, u shpal­lën në kërkim shte­t­a­sit:

-D. Gj., me detyrë Zëvendës­drej­tor i AShK, Dibër, Ish-drej­tor i këtij insti­tu­cioni, për të cilin është cak­tu­ar masa e sig­urisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtri­mi” dhe “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim;

-A. M., me detyrë Notere, për të cilën është cak­tu­ar masa e sig­urisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Fal­si­fiki­mi i doku­menteve”, kry­er në bashkëpunim;

-N. U. (famil­jar i shte­t­a­sit T. D.), për të cilin është cak­tu­ar masa e sig­urisë “Detyri­mi për t’u paraqi­tur në Policinë Gjyqë­sore”, për veprën penale “Mashtri­mi”, kry­er në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se shte­t­a­sit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjenc­inë Shtetërore të Kadas­trës, Dibër, dhe noter­ja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fal­si­fikuar doku­mente dhe kanë kry­er veprime të tjera admin­is­tra­tive të kundërligjshme, me qël­lim tjetër­simin e pron­ave të palu­a­jt­shme, në favor të shte­t­a­sit T. D. dhe famil­jarëve të tij.

Vijon puna për kap­jen e shte­tasve të shpal­lur në kërkim, si dhe vijon het­i­mi për iden­ti­fikimin dhe nxjer­rjen për­para përgjegjë­sisë penale, të shte­tasve të tjerë që mund të jenë përf­shirë në këtë veprim­tari.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëte­jshme.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading