Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri

Një del­e­ga­cion i eurode­putetëve të grupit të Të Gjelbërve/EFA në Par­la­mentin Europi­an do të zhvil­lo­jë një viz­itë në Shqipëri nga 29 qer­shori deri më 1 kor­rik, në fokus të së cilës do të jetë sit­u­a­ta në zonën e mbro­j­tur Vjosë-Nartë dhe prote­s­tat e qyte­tarëve kundër qev­erisë Rama.

Vizita vjen men­jëherë pasi Par­la­men­ti Europi­an mira­toi raportin e tij për Shqipërinë, ku përveç pro­gre­sit në rrugën drejt anë­tarësim­it në Bashkimin Europi­an, u thek­sua edhe nevo­ja për forcimin e mbro­jt­jes së mje­dis­it, trans­parencës, sundim­it të ligjit dhe luftës kundër kor­rup­sion­it.

Eurode­putet­ja holan­deze Tineke Strik, raportuese për raportin e Shqipërisë, deklaroi se pro­ce­si i inte­grim­it europi­an duhet të ecë para­lel­isht me respek­timin e stan­dard­eve mjedis­ore dhe mbro­jt­jen e zon­ave të ndjeshme naty­rore.

Sipas saj, në raport është përf­shirë një thirrje e drejt­për­drejtë ndaj autoriteteve shqiptare për të ndalu­ar men­jëherë ndërhyr­jet e reja në zonat e mbro­j­tu­ra derisa legjis­la­cioni shqip­tar të har­mo­ni­zo­het plotë­sisht me stan­dard­et europi­ane të mje­dis­it.


Strik iu refer­ua gjithash­tu protes­tave të zhvil­lu­ara kundër pro­jek­teve që prekin zonën e Vjosë-Nartës, duke thek­suar se qyte­tarët shqip­tarë po japin një mesazh të qartë në mbro­jt­je të natyrës dhe të ardhmes europi­ane të ven­dit.

“E ardhm­ja e Shqipërisë do të ven­doset nga qyte­tarët e saj dhe jo nga intere­sat e mil­iarderëve amerikanë të afërt me Don­ald Trump”, deklaroi eurode­putet­ja, duke shtu­ar se zhvil­li­mi ekonomik nuk duhet të vijë në kur­riz të bio­di­ver­sitetit dhe komu­niteteve lokale.


Sipas rapor­timeve të hua­ja, del­e­ga­cioni i Të Gjelbërve/EFA do të drej­to­het nga Tineke Strik dhe do të përf­shi­jë eurode­putetët Cristi­na Guar­da, Vicent Marzà i Ibáñez, Daniel Fre­und, Jut­ta Paulus dhe Anna Strolen­berg.

Gjatë qën­drim­it në Shqipëri, ata pritet të zhvil­lo­jnë takime me për­faqë­sues të qev­erisë, aktivistë të mje­dis­it dhe banorë të zon­ave të preku­ra nga pro­jek­tet që kanë shkak­tu­ar debat dhe protes­ta në vend.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading