Po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez dhe rrezikuan mbytjen, Franca shpëton 157 emigrantë të paligjshëm

Autoritetet franceze shpë­tu­an 157 per­sona të enjten, të cilët po për­piqeshin të kalonin Kanalin Anglez dhe Detin e Veri­ut me var­ka të vogla për të arrit­ur në Bri­tan­inë e Mad­he, njof­tu­an sot medi­at franceze.

Në orët e para të mëng­je­sit, autoritetet por­tuale u infor­muan për një grup të madh per­sonash të mbled­hur në një plazh pranë Visan, në bregdetin veri­or të Francës.

Sipas autoritetit detar Pre­mar, tre per­sona u shpë­tu­an nga ekipet e emergjencës pasi zbritën vetë në Calais, rreth 20 kilo­me­tra larg ven­dit të nis­jes.

Një tjetër ten­ta­tivë për kalim, këtë herë nga plazhi i Por­tel, më në jug, kërkoi angazhimin e for­cave të shum­ta të sig­urisë.

Tetë per­sona që ndod­heshin në vështirësi u shpë­tu­an nga shër­bimet zjar­rfikëse ndër­sa ishin ende në breg.Pak më vonë, 70 per­sona që ndod­heshin në të njëjtën varkë u shpë­tu­an dhe u kthyen në Calais.

Ndërko­hë, një tjetër varkë u pikas në zonën Ecou, pranë Boulogne-sur-Mer. Me ndërhyr­jen e autoriteteve por­tuale, 67 pasag­jerët e saj u shpë­tu­an, ndër­sa në dy var­ka të tjera më të vogla u nxorën në breg edhe nën­të emi­grantë të tjerë.

Pas mua­jsh nego­ci­atash, Fran­ca dhe Bri­ta­nia e Mad­he arritën në prill një mar­rëvesh­je të re trevjeçare për të fren­uar kalimet e paligjshme në Kanalin Anglez.

Mar­rëvesh­ja parashikon rrit­jen grad­uale të kon­tribu­tit finan­ciar të Lon­drës për për­forcimin e masave të sig­urisë.

Sipas një për­l­log­a­r­it­je­je të AFP-së, bazuar në të dhë­nat zyrtare franceze dhe bri­tanike, të pak­tën 29 emi­grantë hum­bën jetën gjatë vitit 2025 në për­p­jek­je për të kalu­ar Kanalin Anglez. Ndërko­hë, që nga fil­li­mi i këtij viti janë regjistru­ar të pak­tën tetë vik­ti­ma.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading