Shpenzimet e mbrojtjes në 2025, NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

Gjatë 2025, Shqipëria nuk ka arrit­ur të përm­bushë kushtin e NATO‑s për 2% e prod­him­it të brend­shëm bru­to për shpen­zimet në fushën e mbro­jt­jes.

Lajmin që u shpërn­da me burime nga një gazetë holan­deze dhe të cilës ju refer­u­an të premten disa media shqiptare, në fakt e ka kon­fir­muar Sekre­tari i Përgjithshëm i NATO‑s Mark Rutte në kon­fer­encën për shtyp të datës 17 qer­shor para takim­it të Min­is­trave të Mbro­jt­jes.

Mark RUTTE: “Sa i për­ket objek­tiv­it prej 2% pothua­jse të gjithë aleatët e kanë arrit­ur. Vitin e shkuar, Shqipëria, Çekia dhe Sllove­nia nuk e kanë arrit­ur këtë niv­el, por kanë mar­rë angazhimin e qartë se gjatë këtij viti do ta tejkalo­jnë pra­gun prej 2%.

Këto tre vende kanë një mungesë prej 800 mln dol­larësh për të arrit­ur plotë­sisht nivelin 2%.”

Për vitin 2025 Min­is­tria e Mbro­jt­jes kishte një bux­het prej afro 55.2 mld lekësh, por sipas burimeve në shpen­zimet fak­tike nuk e arrinin vlerën e 2% të PBB.

Sipas të njëj­tave burimeve, për të përm­bushur plotë­sisht këtë kusht të aleancës ven­di ynë ka kërkuar kre­di nga aleatët, pro­ce­durë e cila nuk ka arrit­ur të mbyl­let bren­da 2025.

A2CNN kërkoi një shp­jegim nga Min­is­tria e Mbro­jt­jes se pse në fund të vitit të shkuar Shqipëria nuk e përm­bushi këtë prag.

Deri në trans­me­timin e kësaj kro­nike nuk ka ende një shp­jegim për këtë.

Deri në vitin 2035 Shqipëria do të duhet të çojë në 5% bux­hetin për shpen­zimet për Aleancën. Ndërko­hë gjatë vitit që vjen ven­di ynë është cak­tu­ar si ven­di që do të mba­jë samitin e NATO‑s

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading