“Rama ka frikë”/ Protestuesi: Nëse qeveria nuk është me ne, të hapë rrugën, shqiptarët do ta largojnë me forcën…

Një i ri në fjalën e tij në podi­u­min para Kryem­i­nistrisë ka deklaru­ar se ata janë në shesh prej 20 ditësh sepse i thër­ret kom­bi.

I riu deklaroi se Rama i kër­cënon protestue­sit pasi ka frikë nga e vërte­ta.
Protestue­si tha ndër të tjera se nëse kryem­i­nistri Edi Rama nuk është me pop­ullin atëherë rru­ga më e nder­shme është që të hapë rrugën.

“Sot është dita e 20 e protestës dhe ne jemi këtu, nuk i përkasim asnjë par­tie poli­tike, na thër­ret kom­bi dhe ne i përgjig­je­mi.

I kuj­to­jmë kësaj qev­er­ie se pushteti është i përkohshëm, Shqipëria s’është pronë pri­vate e asku­jt. Kur një krye­ha­j­dut sul­mon qyte­tarët tre­gon se Rama ka frikë nga e vërte­ta, llog­a­rid­hë­nia dhe zëri i shqip­tarëve.
Po tre­go­jmë qyte­tari dhe jemi këti për të drej­tat tona.
Kemi një qev­eri që na ka prem­tu­ar trans­parencë dhe na ka dhënë arro­gancë, na ka prem­tu­ar shtet ligjor dhe na ka dhënë dyshime dhe polemi­ka, na ka prem­tu­ar zhvil­lim dhe po ndje­jmë se zhvil­li­mi po favorizon vetëm një pakicë të priv­i­legjuar që quhen oli­garkë.

Nuk mund të flitet për Eruropën dhe në mëng­jes të shpër­fillen stan­dard­et europi­ane pas­dite, europa sytë dhe veshët i ka këtu.
Shqip­tarët kudo ku janë do të vijnë këtu dhe do t’i tre­go­jnë qev­erisë se me for­cën e fjalës do ta shpor­rin këtë qev­eri.


Nuk mund të kërkosh beb­sim kur fjalët dhe veprat nuk për­puthen sepse një udhëhe­qës gjyko­het nga paso­jat e veprimeve të tij.

Nëse kjo qev­eri s’është me ne atëherë rru­ga më e nder­shme është të hapë rrugën sepse asnjë pushtet nuk është më i madh se ligji”, deklaroi protestue­si.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading