FOTO/ Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora

Kanë mbërritur në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora, të cilët do t’u bashkohen qytetarëve në protestën e radhës kundër qeverisë.
Në hyrjen e Tiranës janë vërejtur kolona automjetesh me flamuj kombëtarë.
Protesta, që nis në orën 19:00, pritet të mbledhë mijëra qytetarë, ndërsa pjesëmarrja pritet që të jetë edhe më e lartë për shkak të diasporës.







