SHBA i përgjigjet Iranit për Hormuzin, CENTCOM: Rritet transporti tregtar në Ngushticë, bie pretendimi për mbyllje

Koman­da Qen­drore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka njof­tu­ar se trans­porti treg­tar përmes Ngushticës së Hor­muz­it është rrit­ur, duke hed­hur poshtë në mënyrë indi­rek­te pre­tendimet e Iran­it se kjo rrugë strategjike detare ishte mbyl­lur.

Në deklaratën e saj, CENTCOM thek­son se lun­dri­mi në këtë kor­ri­dor ndërkom­bë­tar ka vazh­d­uar nor­mal­isht, me 55 ani­je tregtare që kanë kalu­ar sot përmes Ngushticës, duke trans­portu­ar sasi të mëd­ha mall­rash dhe mbi 17 mil­ionë fuçi nafte drejt treg­jeve ndërkom­bëtare.

Koman­da amerikane shton se for­cat e Shteteve të Bashkuara mbeten “të pran­ishme dhe në gatish­mëri” për të garan­tu­ar sig­ur­inë e lun­drim­it dhe respek­timin e mar­rëvesh­jeve përkatëse në rajon.

Njof­ti­mi i CENTCOM erd­hi men­jëherë pas deklaratave të Iran­it, i cili pre­tendoi mbyll­jen e Ngushticës së Hor­muz­it, duke e jus­ti­fikuar këtë me atë që e cilë­son si “veprime krim­i­nale” të Izraelit në Liban dhe shkel­je të armë­pushimeve nga Shtetet e Bashkuara.

Ngushti­ca e Hor­muz­it mbetet një nga rrugët më strategjike të energjisë në botë, pasi përmes saj kalon një pjesë e mad­he e eksporteve glob­ale të naftës, duke e bërë çdo ten­sion në zonë me ndikim të drejt­për­drejtë në treg­jet ndërkom­bëtare të energjisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading