Largimi i Marjana Koçekut/ Rama paralajmëron të tjera ‘rrjedhje’ nga PS: Mos u çudisni, do kemi shumë të tjerë

Pak ditë pasi Mar­jana Koçeku dha dorëhe­q­jen nga Grupi Par­la­men­tar i Par­tisë Social­iste, duke u deklaru­ar deputete e pavarur, kryem­i­nistri Edi Rama ka shman­gur një koment të drejt­për­drejtë për largimin e saj.

Edhe pse nuk e për­men­di me emër Mar­jana Koçekun, kryem­i­nistri par­ala­jmëroi për rrjed­hje të tjera të mund­shme nga rad­hët e social­istëve, tek­sa u shpreh se “do na dalin shumë të tjerë anash, mbra­pa, përballë”.Ndër të tjera Rama thek­soi se nuk firkë­so­het dhe nuk intimi­do­het duke shtu­ar se nuk çuditet nga raste të tilla.

Me tone të ash­pra ndaj kri­tikëve dhe protes­tave që po zhvil­lo­hen prej 20 ditësh në Tiranë dhe në qytete të tjera të ven­dit, Rama u shpreh se Par­tia Social­iste nuk duhet të zgjed­hë rrugën më të lehtë dhe as të kërko­jë të jetë e pëlqy­er nga të gjithë.

“Do kri­tiko­he­mi do sul­mo­he­mi, por kemi detyrim të mos zgjed­him rrugën më të lehtë, mos zgjed­him të jemi pop­ul­lor kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Ka kohë që nuk ndi­hem i zgjed­hur për të qenë i pëlqy­er. Më ka ikur ajo dëshirë.

Nuk jemi për të qenë të pëlqy­er, por të dobishëm. Shqipëria sot është në duart tona, nuk është një hash­tag, nuk është një flamin­go që mer­ret zvar­rë për t’u dukur bukur, është në një luftë me vetveten dhe BE është Ita­ka jonë.

Le të kën­do­jnë sire­nat atë punë kanë, kemi detyrë të çojmë Shqipërinë te ai breg me çdo kusht.Mos u çud­is­ni që në këtë rrugë do na dalin shumë të tjerë anash, mbra­pa, për­bal­lë. Nuk është punë agjen­turash, ne kemi fak­te sa të duash, falë algo­rit­mit vijnë mer­ce­narë digji­talë edhe nga vende që ti nuk e men­don se ishe shën­jestër e tyre.

Ne nuk kemi punë me asnjë prej tyre, në kup­ti­min që të intimi­do­he­mi apo kom­pen­so­he­mi.

Kjo është rru­ga më e vështirë, është rru­ga ime, e jona e PS”, tha Rama.Largimi i Koçekut nga Grupi Par­la­men­tar i PS-së ka sjel­lë debate të shum­ta në media dhe në poli­tikë, duke ngrit­ur pikëpyet­je mbi arsyet e këtij vendi­mi dhe ndikimin që mund të ketë ai në të ardhmen e Par­tisë Social­iste.

Vëmend­je të mad­he dhe shqetësim pub­lik ka ngjal­lur edhe deklara­ta e deputetes për kër­cën­ime të pre­tend­uara nga anë­tarë të grupit Bajri, një çësht­je që vijon të mbetet në qendër të debatit pub­lik dhe poli­tik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading