“Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen”/ Sipas meteorologut ja si parashikohet moti për fundjavën…

Në një lid­hje direk­te tele­vizive, mete­o­ro­logu i MeteoAlb, Hak­il Osmani, bëri parashikimin për këtë fund­javë dhe për 10-ditëshin e mbe­tur të qer­shorit.

Siç e thek­soi edhe ai, këto ditë do të mbi­zotëro­hen nga tem­per­atu­ra të lar­ta, ku dita e diel do të shëno­jë sër­ish një rrit­je, duke e çuar ter­mometrin e tem­per­at­u­rave në 39°C në disa qytete të vendit.“Dita e sotme në fakt mbetet met me tem­per­atu­ra të lar­ta, ku që në orët e para të mëng­je­sit është vënë re që vler­at min­i­male janë regjistru­ar deri në 17°C në qytetet e zon­ave mal­ore.

Ndër­sa në ultësirën perëndi­more tem­per­at­u­rat e ajrit janë luhatur nga 12 dhe shumë pranë vler­ave 22°C.Këto krye­sisht në qytetet e vijës bregdetare janë regjistru­ar tem­per­at­u­rat më të lar­ta gjatë orëve të para të mëng­je­sit.

Por jo vetëm, edhe në orët e mes­ditës do të kemi mak­si­mume të cilat ngjiten shumë pranë vler­ave 38°C në qar­qet e Elbasan­it, Beratit, Gjirokastrës.Kryeqyteti pritet të ketë mak­si­mume ditën e sotme në vlerën 37°C. Për sa i për­ket vijës bregdetare, pritet që mak­si­mumet të jenë të lar­ta ditën e sotme, ato do të luhat­en nga 33 dhe deri në vlerën 36°C. Në zonat mal­ore kemi dhe tem­per­atu­ra të cilat do të jenë më të freskë­ta, ku pres­im mak­si­mumet të cilat do të luhat­en nga 29 deri në vlerën 32°C.

Dita e dielë do të sjel­li një tjetër rrit­je të tem­per­at­u­rave të ajrit, duke bërë që mak­si­mumet në rang të ter­ri­torit të regjistro­hen në vlerën 39°C në qarkun e Shko­drës, Elbasani dhe Berati pritet të kenë tem­per­at­u­rat më të lar­ta ditën e dielë.

Ndër­sa për sa i për­ket krye­qytetit, kemi mak­si­mume të cilat luhat­en rreth vlerës 38°C. Vija bregdetare gjithash­tu do të ketë rrit­je të tem­per­at­u­rave të ajrit, duke bërë që aty mak­si­mumet të luhat­en nga 34 dhe deri në vlerën 37°C

Për sa i për­ket kushteve atmos­ferike, të pak­tën deri në orët e mes­ditës i gjithë ter­ri­tori shqip­tar do të jetë në mbi­zotërim­in e inter­valeve të gja­ta me diell.

Parashiko­het që vetëm gjatë orëve të pas­dites herë pas here të kemi kalime të lehta të vranësir­ave në zonat mal­ore, por nuk priten resh­je.

Ndër­sa vija bregdetare dhe një pjesë e mirë e qyteteve të zonës së ulët përg­jatë gjithë 24-orëshit të ditës së sotme dhe ditës së dielë do të jenë në domin­imin e inter­valeve të gja­ta me kth­jel­lime”, u shpreh ai.

I pyetur nga gaze­tar­ja se si do të mbyl­let 10-ditëshi i fun­dit i mua­jit qer­shor, mete­o­ro­logu u shpreh se edhe ditët e fun­dit të qer­shorit do të jenë me tem­per­atu­ra të lar­ta.

“Por jo vetëm kjo fund­javë, edhe pje­sa tjetër e mbe­tur e mua­jit qer­shor pritet të na rez­er­vo­jë tem­per­atu­ra mjaft të lar­ta, mak­si­mume të cilat të pak­tën edhe në fil­lim­javën që vjen t’i kemi në vlerën… luhat­en 38–39°C mak­si­mume në rang ter­ri­tori.

Po ash­tu, një rrit­je e ndjeshme e tem­per­at­u­rave në orët e para të mëng­je­sit dhe në orët e vona të mbrëm­jes do të ndi­het përg­jatë fil­lim­javës që vjen, ku do të kemi min­i­mumet në qytetet e zon­ave mal­ore edhe në 18°C, ndër­sa në ultësirën perëndi­more të luhat­en nga 20 deri në 23 apo 24°C në zonat jug­perëndi­more të ter­ri­torit shqip­tar”, për­fun­doi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading