Dalin PAMJET e arrestimit të “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO

Poli­cia e Shtetit ka pub­likuar pam­jet e shoqërim­it të 34-vjeçar­it Elvis Koçi alias Çaush­llari, i njo­hur si “Vis Korçari”, ndër­sa ka dhënë edhe deta­je mbi opera­cionin për kap­jen e tij në Ksamil.

Sipas njof­tim­it zyr­tar, opera­cioni i kod­uar “Fast” u final­izua nga Komis­ariati i Poli­cisë Sarandë, në bashkëpunim me Drej­tor­inë e For­cës së Posaçme Opera­cionale në Policinë e Shtetit, pas një pune inten­sive het­i­more dhe oper­a­tive për lokaliz­imin e per­son­ave në kërkim.

Poli­cia bën me dije se 34-vjeçari është lokalizuar në qendër të Ksamilit, në një autom­jet tip “Audi”, ku më pas është ndërhyrë për kap­jen e tij.

Gjatë ndërhyr­jes, ai dyshohet se ka ten­tu­ar të largo­het, por është neu­tral­izuar dhe arrestu­ar nga for­cat e poli­cisë.

Sipas autoriteteve, shte­tasi E. K. (Ç.), 34 vjeç, banues në Elbasan, rezul­ton per­son me rrezik­sh­mëri të lartë shoqërore dhe i dyshuar si pjesë e një grupi krim­i­nal në qytetin e Elbasan­it.

Poli­cia sqaron se ai ishte shpal­lur në kërkim, pasi Gjyka­ta e Posaçme e Apelit për Kor­rup­sion­in dhe Krim­in e Orga­nizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për veprat penale “Grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal” dhe “Sig­uri­mi i kushteve dhe mjeteve mate­ri­ale për të kry­er vras­je”.

Sipas të dhë­nave zyrtare, atij i kanë mbe­tur për të vua­j­tur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim. Mate­ri­alet pro­ce­du­rale i janë refer­u­ar Prokuror­isë për veprime të mëte­jshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading