Nuk kërkon ta ketë armik Donald Trumpin! Pas përplasjes së ashpër me presidentin amerikan, Meloni bën hapa pas, kërkon të shpëtojë marrëdhëniet mes Romës dhe Uashingtonit

Pas ditësh ten­sionesh dhe shkëm­bimesh të ash­pra deklaratash me Don­ald Trumpin, kryem­i­nistr­ja ital­iane Gior­gia Mel­oni duket se po kërkon të ulë tonet dhe të shmangë një për­shkallëz­im të mëte­jshëm të krizës me Uash­ing­tonin.

E rik­thy­er në Romë pas viz­itës në Bruk­sel, Mel­oni po anal­i­zon paso­jat e për­plas­jes së dytë pub­like me pres­i­dentin amerikan, një debat që ka tron­di­tur jo vetëm mar­rëd­hënien per­son­ale mes dy lid­erëve, por ka ngrit­ur pikëpyet­je edhe për të ardhmen e rapor­tit strategjik mes Ital­isë dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse në kampin e saj poli­tik ka nga ata që vlerë­so­jnë se për­plas­ja me Trumpin mund të sjel­lë për­fitime në planin e brend­shëm poli­tik, në Palaz­zo Chi­gi mbi­zotëron një bind­je tjetër, mar­rëd­hëni­et me aleatin më të rëndë­sishëm të Ital­isë nuk mund të sakri­fiko­hen për një bete­jë medi­atike.

Në qendër të shqetësim­it janë intere­sat ekonomike dhe strategjike që lid­hin dy vendet. Shkëm­bimet tregtare që kalo­jnë 100 mil­iardë euro, pra­nia e mil­iona ita­lo-amerikanëve, si dhe roli vendim­tar i bazave amerikane dhe struk­tu­rave të NATO‑s në ter­ri­torin ital­ian, kon­sidero­hen ele­men­të që e bëjnë të pamundur një përçar­je të vërtetë mes Romës dhe Uash­ing­tonit.

Pikër­isht për këtë arsye, sipas burimeve pranë qev­erisë ital­iane, Mel­oni ka ven­do­sur të mos ushqe­jë më polemikat. Vëmend­ja është përqen­dru­ar te rik­thi­mi i dia­logut dhe te gjet­ja e një rruge për të rikom­pozuar mar­rëd­hënien me admin­is­tratën amerikane.

Një sin­jal i qartë në këtë drej­tim është inter­pre­t­u­ar edhe nga vendi­mi që për­faqë­sues të qev­erisë ital­iane të mar­rin pjesë në fes­timet e 4 Kor­rikut në rezi­dencën e ambasadës amerikane në Romë, pavarë­sisht klimës së ten­sionuar të ditëve të fun­dit.

Vetë min­istri i Jashtëm Anto­nio Tajani ka zhvil­lu­ar një bisedë tele­fonike me Sekre­tarin amerikan të Shtetit, Mar­co Rubio, në një për­p­jek­je për të mba­j­tur të hapu­ra kanalet diplo­matike.

Ndërko­hë, edhe Pres­i­den­ca ital­iane po ndjek me vëmend­je zhvil­limet. Shqetësi­mi krye­sor mbetet shman­gia e një për­plas­je­je insti­tu­cionale me Shtetet e Bashkuara, një ske­nar që në Romë kon­sidero­het i dëmshëm për intere­sat afat­g­ja­ta të ven­dit.


Në këtë kon­tekst, fjalia e Mel­onit se “nuk do të rik­the­hem më te kjo çësht­je” po lex­o­het si sin­jali më i fortë i një ndryshi­mi kur­si. Pas reagim­it ndaj sul­meve të Trumpit, objek­tivi tash­më duket të jetë ulja e ten­sion­eve dhe mbro­jt­ja e mar­rëd­hënieve dypalëshe.

Pro­va e rad­hës do të vijë shumë shpe­jt. Më 7 dhe 8 kor­rik, në samitin e NATO‑s, Mel­oni dhe Trump pritet të tako­hen sër­ish bal­lë për bal­lë.

Një takim që mund të shër­be­jë si momen­ti i parë për të matur nëse për­plas­ja mes tyre do të mbetet një episod i izolu­ar poli­tik apo do të lërë paso­ja më të thel­la në raportet mes Romës dhe Uash­ing­tonit.

Pavarë­sisht ton­eve të ash­pra të ditëve të fun­dit, mesazhi që vjen nga qev­e­ria ital­iane është i qartë, polemikat mund të vazh­do­jnë, por mar­rëd­hëni­et mes Ital­isë dhe Shteteve të Bashkuara nuk mund të prishen.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading