Dosja e Sterilizimit, Beqaj kërkon rrëzimin e akuzës: Ligji nuk e përkufizon qartë veprën penale

Akuza për “vjed­hje duke shpër­doru­ar detyrën” ka një prob­lem themelor ligjsh­mërie (nuk ka sesi te vjed­hesh dike nese ai ta jep pasurine e vet me pëlqimin e tij)

Në pro­cesin penal lid­hur me kon­ce­sion­in e “menax­him­it të inte­gru­ar të instru­men­tar­it kirurgjikal”, për veprimet dhe mosveprimet e mia si min­istër i Shën­de­të­sisë, aku­zo­hem për “vjed­hje duke shpër­doru­ar detyrën”, sipas nen­it 135 të Kodit Penal.

Kjo akuzë ngre një prob­lem themelor: çfarë quhet “vjed­hje” sipas ligjit penal shqip­tar?

Neni 134 i Kodit Penal aktu­al, që flet për vjed­hjen, nuk jep një përku­fiz­im të sjell­jes së ndalu­ar. Ai parashikon vetëm dën­imin. Pra, ligji nuk thotë qartë se cili veprim konkret për­bën vjed­hje.

Në një shtet të së drejtës, ligji penal duhet të jetë i shkru­ar, i qartë dhe i parashikueshëm. Askush nuk mund të dëno­het mbi:

– nënkup­time,

– per­cep­time pub­like,

– inter­pre­time të zgjeru­ara,

– komentare juridikë,

– pre­cen­dente,

– te drejte zakonore,

– apo mbi një kup­tim të supozuar të fjalës “vjed­hje”.

Kur ligji penal nuk e për­cak­ton qartë sjell­jen e ndalu­ar, qyte­tari nuk mund ta dijë sak­të­sisht se për çfarë po aku­zo­het dhe nuk mund të për­gatisë në mënyrë të plotë mbro­jt­jen e tij.

Kam kon­sul­tu­ar 18 kode penale të vendeve europi­ane, prej të cilave 15 janë vende anëtare të Bashkim­it Europi­an. Në të gjitha këto kode, vjed­h­ja përku­fi­zo­het si sjell­je konkrete: mar­r­ja ose përvetësi­mi i një sen­di të lua­jt­shëm që i për­ket diku­jt tjetër, pa pëlqimin e pronar­it ose pose­due­sit, me qël­lim për­fiti­mi të padrejtë.

Ele­men­ti thel­bë­sor eshte munge­sa e pëlqim­it. Pa mar­rje ose përvetësim pa pëlqim, nuk ka vjed­hje.

Nevo­jën për përku­fiz­im­im e sjell­jes së ndalu­ar duket se e ka pran­uar edhe pro­jek­ti i Kodit të ri Penal, i hed­hur për kon­sul­tim pub­lik në kor­rik 2025. Në nenin 874 të pro­jek­tit, vjed­h­ja përku­fi­zo­het për herë të parë si: “Përvetësi­mi i një sen­di në pronësi apo posed­im të vik­timës, me qël­lim për të mos e kthy­er më, i kry­er për për­fitim mate­r­i­al, për vete apo të tjerë, dëno­het me burgim deri në tetë vjet.”

Pra, edhe hartue­sit e Kodit të ri Penal kanë parë nevo­jën që vjed­h­ja të mos mbetet thjesht një fjalë e për­dorur në ligj, por të përku­fi­zo­het si sjell­je konkrete penale.

His­to­ria e legjis­la­cionit shqip­tar e tre­gon edhe më qartë këtë prob­lem.

Në Kodin Penal të vitit 1928, vjed­h­ja përku­fi­zo­hej në nenin 446 si “Kush­do që me qel­lim për­fiti­mi merr posed­imin e një sen­di të lujtëshëm të tjetërit, tue e heq nga vën­di ku gjin­det, pa pasun hirin e të zotit, ndeshko­het me burgim të randë nga një muej deri në tre vjet dhe me gjobë të randë.”. Ne kete perku­fiz­im eshte me ren­de­si shpre­h­ja “pa pasur hirin e te zotit”. Thënë ndryshe, vjed­hje do te thote mar­r­ja “me pahir”, pra pa pëlqim­im e të zotit.

Ne Kodin Penal te vitit 1952, vjed­h­ja (neni 185) perku­fi­zo­het “Vjed­h­ja, dmth per­ve­ti­mi ne menyre te fshe­hte ose te hapet e pasurise se tjetrit, deno­het me burgim nga nje gjer ne pese vjet.” Edhe pse ishte ven­do­sur dik­tatu­ra e pro­le­tari­atit, ne 1952 u mirat­ua nje perku­fiz­im per vjed­hjen.

Ndër­sa Kodi Penal i vitit 1977 nuk e përku­fi­zoi më vjed­hjen, sepse athere ven­doste par­tia shtet. Ai vetëm parashikonte dën­imin: “Vjed­h­ja e pasurisë së tjetrit dëno­het…”. Kjo mënyrë for­muli­mi është trashëguar edhe në Kodin Penal në vitin 1994 e deri ne ditet e sotme.

Pra, Shqipëria ka pasur përku­fiz­im të vjed­hjes në vitin 1928 dhe në vitin 1952, por e ka hequr në vitin 1977. Tani, me pro­jek­tin e Kodit të ri Penal, duket se po rik­the­het nevo­ja për ta për­cak­tu­ar qartë këtë vepër penale.Ky nuk është debat teorik. Është debat për lir­inë e njeri­ut. Për ligjsh­mërine e akuzave dhe dën­imeve penale.

Mund të ketë njerëz që pyesin: “A po sfi­do­hen kësh­tu dënimet e dhë­na për vjed­hje në këto deka­da?” Jo. Nuk po kërkoj të sfi­doj drejtës­inë penale të ven­dit tim. Po kërkoj diç­ka shumë më themelore: të mos dëno­hem pa ligj të qartë.

Mund të ketë edhe nga ata që thonë: “Ilir Beqaj po pre­tendon se nuk e di çfarë është vjed­h­ja.” Jo. Pikër­isht e kundër­ta. Po them se vjed­h­ja, në të drejtën penale europi­ane, ka një kup­tim të qartë: mar­rje ose përvetësim i pasurisë së tjetrit pa pëlqim dhe me qël­lim për­fiti­mi të padrejtë.

Në rastin konkret, kon­ce­sion­ari ka mar­rë page­sa nga FSDKSH mbi bazë kon­trate të ligjshme, me faturë, pran­im shër­bi­mi dhe kalim përmes The­sar­it. FSDKSH ka pake­suar pasur­inë e vet me pëlqimin e vet. Për kon­ce­sion­ar­in nuk ka akuzë për vjed­hje.

Nëse nuk ka vjed­hës, si mund të ketë vjed­hje? Ligji penal duhet të jetë i shkru­ar, i qartë dhe i parashikueshëm. Kur ligji nuk e përku­fi­zon sjell­jen e ndalu­ar, akuza hum­bet bazën ligjore.

Pran­daj akuzat sipas nen­eve aktuale 134 dhe 135 ceno­jnë parimet e ligjsh­mërisë.

Vende të BE qe e perku­fi­zo­jnë vjed­hjen në Kodin Penal janë Gjer­mani, Span­jë, Rumani, Itali, Por­tu­gali, Bull­gari, Sue­di, Hun­gari, Poloni, Kroaci, Gre­qi, Francë, Dan­i­markë, Bel­gjikë, Aus­tri.

Vende të tjera europi­ane qe e përku­fi­zo­jnë vjed­hjen në Kodin Penal janë Kosovë, Mbretëri e Bashkuar, Turqi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading