Njerëzit e Behgjet Pacollit u futën pas 10 muajsh në Aeroportin e Vlorës, biznesmeni thirrje publike SPAK: Hetoni grupet kriminale që e mbajtën peng, kanë vjedhur pajisje të çmuara operacionale

Mil­iarderi shqip­tar nga Koso­va, Behg­jet Pacol­li ka reaguar men­jëherë pasi njerëz­it e tij të kom­panisë MABCO — e cila zotëron dhe 98% të aksion­eve të Aero­por­tit të Vlorës‑, janë futur sot në ter­mi­nal dhe kanë mar­rë në kon­troll sit­u­atën.

Pacol­li thek­son se stafi i tij ende nuk është njo­hur me gjend­jen reale të Aero­por­tit të Vlorës, ndaj i bën thirrje urgjente SPAK-ut të nisë men­jëherë het­ime të plota mbi këtë skan­dal të rëndë, sipas tij, të kri­juar dhe ushqy­er nga indi­vidë që kanë vepru­ar dhe vazh­do­jnë të vepro­jnë në kundër­sh­tim me ligjin, duke cen­uar rëndë shtetin e së drejtës dhe sis­temin juridik të Repub­likës së Shqipërisë.

“Pas mua­jsh të tërë bllokade të paligjshme dhe uzurpi­mi të Ter­mi­nalit të Vlorës nga grupe krim­i­nale, sot MABCO dhe nënkon­trak­torët tanë kanë mundur të rik­the­hen në vendet e tyre të punës.

Në këto momente po kry­het ver­i­fiki­mi dhe evi­den­ti­mi i dëmeve të shkak­tu­ara nga van­dal­iz­mi, vjed­hjet dhe shkatër­rimet e ndod­hu­ra gjatë kësaj peri­ud­he.

Dëmet e kon­stat­u­ara përf­shi­jnë si inven­tarin e çmuar, të pro­jek­tu­ar, porosi­tur, prod­huar dhe instalu­ar posaçër­isht për funk­sion­imin e aero­por­tit, ash­tu edhe instru­mentet, pajis­jet dhe mjetet e punës që për­bëjnë pronë pri­vate të kom­panive nënkon­trak­tuese”, shkru­an Behg­jet Pacol­li.

Mil­iarderi shqip­tar nga Koso­va, thek­son se për më shumë se dhjetë muaj, këto grupe krim­i­nale kanë vepru­ar në kundër­sh­tim fla­grant me ligjin, me meto­da të papranueshme dhe çnjerë­zore, duke cen­uar jo vetëm pronën pri­vate, por edhe rendin juridik dhe sig­ur­inë e inves­timeve.

“Më shqetë­sues është fak­ti se veprim­taria e tyre dyshohet se është mbështe­tur ose toleru­ar nga indi­vidë që fshi­hen pas petkut insti­tu­cional, ndër­sa në raste të cak­tu­ara kanë ten­tu­ar të ndiko­jnë edhe pro­cese gjyqë­sore, duke sfid­uar hapur sis­temin e drejtë­sisë në Shqipëri”, shkru­an ai.

Behg­jet Pacol­li i bën thirrje thirrje pub­like SPAK që të nisë men­jëherë një het­im të plotë, të pavarur dhe gjithëpërf­shirës për të gjitha ato që ai i quan ngjar­je krim­i­nale të ndod­hu­ra gjatë kësaj peri­ud­he, pa asnjë dal­lim dhe pa asnjë mbro­jt­je për askënd, pavarë­sisht poz­itës, ndikim­it apo lid­hjeve që mund të ketë.

“Është e domos­doshme të iden­ti­fiko­het dhe të vihet për­para përgjegjë­sisë i gjithë zinx­hiri i per­son­ave të përf­shirë në këto veprime të rën­da, të cilat kanë dëm­tu­ar interesin pub­lik, sig­ur­inë juridike dhe imazhin e Shqipërisë si një vend që garan­ton shtetin e së drejtës dhe mbro­jt­jen e inves­timeve.

Po aq e rëndë­sishme është që insti­tu­cionet kom­pe­tente të mar­rin masa të men­jëher­shme për të paran­dalu­ar çdo për­shkallëz­im të mund­shëm të sit­u­atës dhe për të garan­tu­ar sig­ur­inë e punon­jësve, të kom­panive kon­trak­tuese dhe të çdo qyte­tari që beson tek puna, ligji dhe vler­at e një shoqërie të qytetëru­ar”, shkru­an biz­nes­meni i MABCO.

Behg­jet Pacol­li përsërit dhe thek­son se ai do të vazh­do­jë të mbro­jë me ven­dos­mëri të drej­tat e tij ligjore, pronën e tij dhe din­jitetin e njerëzve të punës, duke besuar se e vërte­ta dhe drejtësia do të mbi­zotëro­jnë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading