“Rritet presioni ndaj Ramës”/ Fox News: Protestuesit shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen…

Qev­e­ria e kryem­i­nistrit social­ist, Edi Rama, po për­bal­let me pre­sion në rrit­je, ndër­sa prote­s­tat kundër saj vazh­do­jnë. Sipas një artikul­li të pub­likuar nga media amerikane Fox News, demon­strue­sit kërko­jnë dorëhe­q­jen e Ramës, por edhe të kreut të opoz­itës, Sali Berisha, duke i kon­sideru­ar të dy kam­pet poli­tike përgjegjëse për kor­rup­sion­in e aku­mu­lu­ar gjatë më shumë se tre deka­dave pas rënies së komu­nizmit.

Sipas rapor­tim­it, një nga arsyet që ka nxi­tur zemërim­in qyte­tar është plani për ndër­timin e dy resorteve luk­soze në bregdetin shqip­tar nga investi­torë të lid­hur me biz­nes­menin amerikan Jared Kush­n­er. Pro­jek­ti, me vlerë disa mil­iar­da dol­larë, parashikon kri­jimin e rreth 10 mijë dhomave hoteli dhe vilave tur­is­tike në ishullin e Sazan­it dhe në zonën e Zvërnecit.

Një prej loka­cion­eve të plan­i­fikuara është ishul­li i Sazan­it, ku ndod­het një ish-bazë ushtarake sov­jetike, ndër­sa pro­jek­ti në Zvërnec ka ngjal­lur debate për shkak të afër­sisë me peiza­zhin e mbro­j­tur Vjosë-Nartë, habi­tat i flamin­gove, fokave mes­d­hetare dhe breshkave të detit.

Ish-ambasadori shqip­tar në SHBA dhe OKB, Agim Nesho, deklaroi për Fox News se prote­s­tat nuk janë kundër famil­jes së pres­i­den­tit amerikan apo investi­torëve të huaj.

“Investi­torët po sjellin rreth 4 mil­iardë dol­larë në Shqipëri, duke kri­juar vende pune dhe mundësi për të rin­jtë. Prob­le­mi nuk janë investi­torët, por mënyra se si është menax­huar ven­di nga qev­e­ria aktuale”, tha Nesho.

Ai gjithash­tu pre­tendoi se zgjed­hjet par­la­mentare të vitit të kalu­ar nuk janë njo­hur nga Shtetet e Bashkuara dhe se qev­e­ria e Ramës ka fitu­ar një shu­micë që i mundë­son ndryshime ligjore dhe kushtetuese.

Ndërko­hë, gaze­tari Eric Czuleger, i cili jeton prej pesë vitesh në Shqipëri dhe ka ndjekur nga afër prote­s­tat, tha se qev­e­ria fil­lim­isht min­i­mi­zoi num­rin e protestuesve dhe më pas i cilë­soi demon­stratat si pjesë e një “lufte hib­ride” të nxi­tur nga aktorë të huaj.

Qev­e­ria shqiptare ka mbro­j­tur pro­jek­tet tur­is­tike, duke thek­suar se ishul­li i Sazan­it mbetet pronë shtetërore dhe nuk do të shitet, ndër­sa toka në Zvërnec është në pronësi pri­vate.

Në një reag­im për Fox News, qev­e­ria deklaroi se ‘pro­jek­tet do t’i nën­shtro­hen një vlerësi­mi të thel­lu­ar të ndikim­it në mjedis dhe mohoi pre­tendimet se sta­tusi i zon­ave të mbro­j­tu­ra është hequr për t’i hapur rrugë inves­timeve’.

Megjithatë, sipas rapor­tim­it, Par­la­men­ti Europi­an ka kërkuar së fund­mi ndal­im­in e ndër­timeve në zonat e mbro­j­tu­ra në Shqipëri dhe ven­dos­jen e një mora­to­ri­u­mi për lejet e reja të ndër­tim­it në këto ter­ri­tore.

Nga ana tjetër, Ash­er Abehsera, një nga drejtue­sit e pro­jek­tit në Sazan, deklaroi se syn­i­mi është kri­ji­mi i një des­ti­na­cioni tur­is­tik të stan­dard­eve ndërkom­bëtare, me fokus te mbro­jt­ja e mje­dis­it dhe zhvil­li­mi ekonomik afat­g­jatë.

Ndër­sa prote­s­tat vazh­do­jnë, orga­ni­za­torët dhe pjesë­mar­rësit shpre­hen se kërke­sa krye­sore mbetet largi­mi i qev­erisë aktuale dhe orga­niz­i­mi i zgjed­hjeve të reja.

Aktori dhe artisti shqip­tar Flor­jan Binaj i cilë­soi prote­s­tat si “më të mëd­hatë që ka parë Shqipëria që nga viti 1991”, duke thek­suar se do të vazh­do­jë të mar­rë pjesë në to.

Sipas protestuesve të citu­ar nga Fox News, kor­rup­sioni i lartë dhe munge­sa e llog­a­rid­hënies poli­tike janë arsyet krye­sore të pakë­naqë­sisë qytetare, ndër­sa ata kërko­jnë dorëhe­q­jen e qev­erisë dhe zhvil­lim­in e zgjed­hjeve të parakohshme nën mon­i­torim ndërkom­bë­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading